Home Aktualitet Studentja qe sulmoi me salce Nikollen

Studentja qe sulmoi me salce Nikollen

244
0

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është sulmuar me salcë pasditen e kësaj të enjteje, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Arsimit në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve.

Sulmi ka ndodhur në shenjë proteste nga një studente, pjesë e Lëvizjes për Universitetin.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: prishjen”, thuhet në përshkrimin shoqërues të videos së postuar nga kjo lëvizje.

Sipas këtyre aktivistëve, “sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike”.

Aktivistët kërkojnë dorëheqjen e ministres Nikolla.

Previous articleFMN, parashikime pozitive per rritjen eonomike
Next articleTirana feston 72-vjetorin e clirimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here