Home Aktualitet Ja tarifat e shkollimit për të gjitha degët part-time

Ja tarifat e shkollimit për të gjitha degët part-time

676
0

Të gjithë studentët që fitojnë të drejtën për të studiuar me part-time në universitetet publike në vitin akademik 2010-2011 janë të detyruar t’u nënshtrohen një tarife shkollimi që përcaktohet në varësi të degës së zgjedhur. Qeveria zbardh tarifat e shkollimit për të gjitha degët në çdo universitet publik të Shqipërisë. Taksa për kredit varion nga 700 deri në 1700 lekë. Ndërsa taksa vjetore për këtë kategori studentësh varion në varësi të degëve të zgjedhura nga 99 mijë deri në 288 mijë lekë që është edhe tarifa me lartë e cila i përket degës së Biologji-Kimisë. Gjithashtu gazeta publikon mënyrën se si bëhet pagesa dhe kategoritë që përjashtohen nga detyrimi tarifor.
Tarifat
Tarifa e shkollimit për studentët me kohë të pjesshme në arsimin e lartë publik janë të ndarë në bazë kreditosh dhe tarifë totale për një vit studimi. Kështu, tarifat e shkollimit (për 180 kredite) dhe tarifat e shkollimit për çdo kredit për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë, në programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, në vitin akademik 2010 – 2011,do të jenë, për çdo program studimi dhe institucion publik të arsimit të lartë, sipas përcaktimeve të bëra në tabelën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Taksa për kredit varion nga 700 deri në 1700 lekë. Ndërsa taksa vjetore për këtë kategori studentësh varion në varësi të degëve të zgjedhura nga 99 mijë deri në 288 mijë lekë që është edhe tarifa me lartë e cila i përket degës së Biologji-Kimisë. Ndërsa tarifat e shkollimit (për 180 kredite) dhe tarifat e shkollimit për çdo kredit për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë, në programe të dyta studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, në vitin akademik 2010 – 2011, do të jenë, për çdo program studimi dhe institucion publik të arsimit të lartë, sipas përcaktimeve të bëra në tabelën nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ato variojnë nga 700 deri në 1800 lekë për kredit dhe si tarifë vjetore varion nga 153 mijë deri në 360 mijë lekë.
Përjashtimet nga pagesa
Përjashtohen nga tarifa e shkollimit aplikantët që fitojnë të drejtën për të studiuar në një program studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, si program i parë studimi, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2010 – 2011, të cilët u përkasin këtyre kategorive sociale: të verbrit, të shurdhrit, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, fëmijë që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijë të familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës, fëmijë të ish-të përndjekurve politikë, fëmijë romë dhe ballkano – egjiptianë. Këtë të drejtë e kanë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave shoqërore.

Si bëhet pagesa
Studentët e paguajnë tarifën e shkollimit, të ndarë në këste vjetore, në përputhje me kreditet e lëndëve që do të frekuentojnë në çdo vit akademik. Studenti i nënshtrohet tarifës së
shkollimit për një lëndë sa herë e frekuenton atë.

Studentët e shkëlqyer
Studentët e shkëlqyer nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin pasardhës.

Studentët nga trojet
Shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetasit e tjerë të huaj, që do të vazhdojnë studimet në një program studimi, me kohë të pjesshme, në institucionet publike të arsimit
të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, me marrëveshje zyrtare, shtetërore, janë përcaktuar mënyra të tjera për tarifat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here