Dhembjet e mesit, tërheqjet muskulore, artriti, reumatizmat dhe shiatiku janë të gjitha këto sëmundje që sot gjejnë trajtim mjekësor të specializuar. Përveç trajtimit me medikamente, shumë prej mjekëve nuk hezitojnë të këshillojnë trajtim edhe me bimë mjekësore. Një alternativë kjo lehtësisht e gjindshme dhe pa ndonjë kosto të lartë. Prandaj, për të gjitha sëmundjet e përmendura më lart aktualisht është bërë e mundur që të kurohen me bimë mjekësore.
Ndrydhjet e kyçeve
Ndrydhjet e kyçeve dhe tërheqjet muskulare janë dëmtime të muskujve dhe nyjeve artikulare, duke përfshirë dhe dhimbjet e shpinës. Shenjat janë dhimbje, të cilat vijnë zakonisht pas një aktiviteti fizik. Nyje apo gjymtyrë të ndrydhura. Nxirje ose mavijosje të këmbëve dhe të duarve. Në qoftë se dyshohet për frakturë, atëherë duhet t’i drejtoheni ortopedit dhe shërbimeve spitalore.
Bimët
Bimët që mund të përdoren, janë kimusi, e cila nxit qarkullimin e gjakut në zonën e interesuar dhe rigjeneron indin. Ka dhe veprim antispazmodik. Përdoret vaji esencial, i cili mund të hidhet në ujin e vaskës (jo më shumë se 5 pika) ose në 20 ml ujë hidhen 10 pika vaj dhe përzierja përdoret për të njomur kompresa, të cilat vendosen mbi zonën e interesuar.
Artriti
Ekzistojnë dy tipe kryesore artritesh, i pari është osteoartriti, i cili ka dhimbje, ënjtje të kyçeve dhe zakonisht vjen nga dëmtimi i kërcit. I dyti është artritireumatoid që është inflamacion i nyjeve të gjymtyrëve dhe kërkon trajtim profesional. Shenjat janë dhimbje dhe ngrirje e kyçeve, kërcitje në nyjet e gjymtyrëve, ënjtje dhe deformim i kyçeve, ënjtje simetrike, nyje të artikulacioneve të nxehta dhe që djegin, keqësohen në periudhën e ftohtë të dimrit. Shpatulla e ngrirë (dhimbje e vazhdueshme dhe e vështirësi në lëvizje), mund të trajtohet si dhe osteoartriti.
Bimët
Bimët që përdoren, janë shelgu, që rekomandohet për ulje të temperaturës së lartë, kundër sëmundjes së reumatizmit kronik, përdoret edhe në sëmundjet nga të ftohtit dhe për të qetësuar dhimbjet nevralgjike. Ka veti qetësuese për ata që vuajnë nga pagjumësia, kryesisht në sëmundjen nevrastenike. Është e pasur me salicilate me veprim antiinflamator, shumë i dobishëm në fazën akute si dhe në dhimbjet muskulare. Merret një lugë me bimë të tharë e të grimcuar hidhet në një gotë ujë dhe zihet për 15 min. Çaji ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet 2-3 gota në ditë. Guta, e cila karakterizohet nga depozitimi i acidit urik në artikulacione dhe lidhet kryesisht me ekzagjerimet me dietën.
Simptomat karakterizohen nga ënjtje (inflamacion), pezmatim kyçesh me dhimbje të forta, zakonisht prekin më shpesh gishtin e madh të këmbës.
Bimët që përdoren, janë selinoja, e cila pastron acidin urik nga kyçet, shumë i dobishëm edhe në artrit. Merret në formën e çajit dhe përgatitet duke hedhur një lugë gjelle në 500 ml ujë të nxehtë ose kombinohet me tinkturë të bimëve të tjera. Nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë.
Reumatizma
Në këtë kategori futen sëmundjet që japin dhimbje muskulare. Mund të përfshijnë dhe pezmatimin e shtratit të muskulit ose mund të kenë si shkak ushtrimet e tepërta fizike.
Simptomat përfshijnë dhimbjen, djegien dhe ngurtësinë e muskujve. Mund të lidhet dhe me intolerancë nga ushqimi ose dëmtimet traumatike.
Bimët
Bimët që përdoren, janë rozmarina, e cila shërben si stimulues, analgjezik dhe ngrohës i muskujve nëpërmjet nxitjes së qarkullimit të gjakut në zonën e interesuar. Masazhoni zonën ku paraqitet dhimbja me vajin e rozmarinës, duke tretur 10 pika në 5 ml vaj luledielli. Si alternativë tjetër mund të përdorni vajin e lulebasanit ose çajin e hisopit, atë të eukaliptit, dëllinjës dhe timusit.
Dhimbjet e mesit
Dhimbjet e mesit janë ndër dhimbjet më të shpeshta që shkaktohen nga muskujt e shtypur, disqet e kolonës së dëmtuar dhe problemet që paraqiten tek veshkat.
Simptomat përfshijnë dhimbje, që mund të jenë të padurueshme, kronike apo shtrënguese. Disa studiues kanë vënë re që 80 për qind e njerëzve, së paku një herë gjatë jetës së tyre, do të ankohen nga dhimbjet e mesit. Shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luan faktori mekanik, nga mbajtja e trupit në pozicionin e papërshtatshëm gjatë ngritjeve të peshave ose nga një lëvizjet e sforcuar dhe e pa kontrolluar e kolonës. Këto veprime të dëmshme, po të ushtrohen për një kohë të gjatë në kolonën vertebrale, mund të ndodhë që disku të marrë një ngarkesë të madhe, e cila shpesh shkakton çarjen e diskut, hernie diskale ose dëmtim të kolonës vertebrale.
Bimët
Dëllinja e zezë është bimë antireumatizmale, që pastron acidin laktik nga muskujt stimulues. Merrni 10-20 pika tinkturë për çdo dozë; përdorni gjysmë lugë gjelle dëllinja të shtypura për të përgatitur një filxhan çaji. Mund të përdoret për mjekim të jashtëm (masazh) tretja e 10 pikave vaj esencial dëllinje në 5 ml vaj bajameje. Mund të kombinohet me bimë analgjezike si: kthetra e djallit, valerianë në formë tinkture ose kapsula.
Tenosinoviti
Është pezmatim i dëmtimeve të muskujve, i cili mund të shtrihet edhe deri në bursat e artikulacioneve. Karakterizohet nga dhimbje dhe vështirësi në lëvizjen e gjymtyrëve dhe ngrirjen e tyre.
Bimët
Bimët që përdoren, janë pezmi, e cila ul pezmatimin në muskuj, tendina dhe nyjet e gjymtyrëve për të qetësuar dhimbjet dhe përmirëson lëvizjen. Mund të përgatitni 10 pika vaj pezmi të tretura në 20 ml vaj të infuzuar lulebasani dhe përdoreni për masazh. Mund të vendoseni dhe kompresa të ftohta të çajit mbi vendin e interesuar për të qetësuar dhimbjen dhe vështirësinë në lëvizje ose të kombinohet me vajin e lavandës.
Shiatiku
Hernia diskale ose nervi shiatik është një sëmundje që prek më shumë moshën 20-40 vjeçare. Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërci në formë jastëku, apo disku të cilave u ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave, që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale. Dhimbjet e shkaktuara nga irritimi ose shtypja e nervit shiatik, i cili del nga shtylla kurrizore dhe shkon në pjesën e jashtme të këmbës. Karakterizohet nga dhimbja përgjatë rrugës së këtij nervi. Nervi shiatik është ai që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi, del nga një hernie diskale ndërmjet vertebrave lumbare 4 dhe 5 ose ndërmjet vertebrës së 5-të të lumbare dhe të parës sakrale L5 Sl jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesët ku kalon nervi.
Bimët
Bimët që përdoren, janë kanella, e cila nxit qarkullimin e gjakut, forcon nervat dhe qetëson dhimbjen e nervave. Përdoreni vajin e kanellës dhe masazhoni zonën ose merrni 5 pika tinkturë në ujë për çdo dozë. Mund të përdorni edhe përzierjen e vajit të dëllinjës ose rozmarinës me tinkturën e lulebasanit ose me tinkturën e valerianës.
Shkaktarët
Shkaku u hernies diskale, pra i daljes së diskut nga vendi i tij, në shumë raste është ngritja e peshave të rënda, i hedhjes, kërcimit, i kapërcimit të pengesave, apo të një lëvizje të menjëhershme dhe të pakontrolluar, nga një kollitje apo teshtitje, ose kur përkuleni duke lidhur lidhëset e këpucëve, ose kur muskulatura e trupit gjendet e lirë, kur ngrini një peshë apo bëni një sforcim fizik të pakontrolluar. Shenjat: I sëmuri e lidh gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar; Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes; Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend; Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin; Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik; Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë.
Sëmundja
Shiatiku vertebral i zakonshëm në shumicën e rasteve vjen si pasojë e një problemi disko-radikular, pra si pasojë e një konflikti midis diskut vertebral dhe rrënjës nervore që i korrespondon. Sipas mjekëve, shpesh shkak i kësaj patologjie bëhet një hernie diskale (prishje e diskut ndër-vertebror). Në shumicën e rasteve, mjafton një trajtim me ilaçet e duhura për tu shëruar. Në raste të tjera, kur dhimbjet vazhdojnë, mjeku mund t’ju propozojë kortizonikë dhe në rast se nuk arrihet sukses duhet bërë ndërhyrje kirurgjikale. Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhimbjet e nervit shiatik, mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera alternative. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej gjashtë muajve nga këto dhimbje, ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme bimore.
Masazhet
Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Në trajtimin e kësaj sëmundje është e rëndësishme të ndiqet me korrektësi trajtimi i dhënë nga mjeku gjatë kohës së përcaktuar. Nuk duhet besuar që me qëndrimin pushim në shtrat do të shëroheni përfundimisht. Qëndrimi në shtrat rekomandohet vetëm kur dhimbja të pengon të lëvizësh, duke respektuar kështu atë çka kërkon edhe vetë trupi. Asnjë studim nuk ka provuar se lëvizjet fizike gjatë kësaj sëmundje duhen shmangur. Lëvizja sjell një shërim më të shpejtë. Nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pas 2-3 muajsh, pavarësisht nga trajtimi me ilaçe, duhet të këshilloheni përsëri me mjekun. Në rast dhimbjesh lumbare që vazhdojnë, ushtrimet kinesiterapike janë të nevojshme gjatë disa javëve për të forcuar muskulaturën e kurrizit dhe mobilizuar zonën lumbare.
Shkaktarët
Ngritja e peshave të rënda
Hedhja ose kërcimi
Kapërcimi i pengesave
Lëvizja e menjëhershme dhe e pakontrolluar
Kollitja ose teshtitja
Përkulja për të lidhur këpucët
Kur muskulatura e trupit gjendet e lirë
Sforcimi fizik i pakontrolluar
Shenjat
-I sëmuri e lidhë gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar.
-Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes.
-Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend.
-Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin.
-Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik.
-Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë.
Këshillat
-20-40 vjeç, është mosha te të cilët shfaqen më shpesh dhimbjet e nervit shiatik.
-90 për qind, e të sëmurëve që vuajnë nga kjo dhimbje mund të shërohen duke bërë masazhe.
-6 muaj, është koha që duhet të kalojë, më pas i sëmuri mund ta ketë të domosdoshëm operacionin.
-Përdorni dy aspirina çdo ditë, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve.
-Gjatë kohës që jeni duke parë televizor e mbani këmbën lart, duke vendosur një jastëk poshtë saj.
-Kur keni dhimbje qëndroni shtrirë për tri ditë në një krevat të fortë.
-Mos ngrini pesha të rënda, apo të bëni lëvizje të sforcuara, pasi ngacmojnë nervin.
-Këshillohet të evitoni qëndrimet në karrige ose kolltukë shumë të butë.
-Rekomandohet të përdorni një dietë të pasur me fruta dhe perime
-Përdorni korse në mënyrë që beli të mos përkulet, për të mos ngacmuar nervin.
-I bëni kompresa me ujë të ftohtë ose akull këmbës që ju dhemb.
me pelqejne bimet.