Home Aktualitet Vellai i Durim Banit: “Vellai im nuk vret njerez”

Vellai i Durim Banit: “Vellai im nuk vret njerez”

73
0

Durim-BaniVëllai lëvizte me makinë të blinduar. A e kanë paguar për të vrarë? Nuk e besoj, sepse nuk e kam vëllanë të atillë, që të kryejë vrasje”. Ky është rrëfimi i vëllait të Durim Bamit, personit të vetëm që është arrestuar si i porosituri që ka marrë para për të vrarë ish-deputetin socialist, Tom Doshi, dhe deputetin de-mokrat, Mhill Fufi. Valter Bami, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” sqaron se si e njihte vëllai i tij deputetin Doshi dhe tregon vendet ku janë parë ata të dy bashkë duke pirë kafe. Por, Valteri shpjegon se nuk kishte dijeni për ndonjë shqetësim që mund të kishte vëllai i tij dhe në të njëjtën kohë shprehet se nuk i beson ato që thuhen për Durimin. “Vëllai im nuk vret njerëz”, shprehet Valter Bami.

Valter, vëllai juaj është arrestuar së fundmi si një person që ka marrë porosi për të ekzekutuar dy deputetë të parlamentit. Sipas jush, çfarë lidhjeje ka vëllai juaj me gjithë këtë histori?
Nuk di as unë çfarë të them, sepse gjithçka e kam marrë vesh nëpërmjet televizorit. As vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Ju, kishit dijeni se vëllai juaj Durimi e njihte deputetin Tom Doshi?
Po, e dija që njiheshin, sepse kohët e fundit i kam parë duke pirë kafe bashkë.

Sa herë i keni parë duke pirë kafe bashkë Doshin dhe vëllanë tuaj?
I kam parë 4-5 herë duke pirë kafe bashkë. I kam parë në disa vende; në Fushë-Krujë, por edhe në Nikël i kam parë.

Kur i keni parë për herë të fundit bashkë?
Për herë të fundit i kam parë para një muaji duke pirë kafe bashkë.

Ju kishte treguar vëllai juaj përse e takonte Tom Doshin?
Jo, nuk më ka treguar asgjë.

Si iu është dukur vëllai juaj kohët e fundit? Ishte i qetë apo ju kishte thënë se kishte shqetësime?
Jo, vëllai më është dukur i qetë, domethënë si zakonisht. Nuk më kishte thënë se kishte probleme apo shqetësime.

Me çfarë të ardhurash jetonte vëllai juaj? Kohët e fundit, bënte jetë luksoze apo si më parë?
Vëllai im kohët e fundit bënte një jetë normale, domethënë si edhe më parë, nuk di gjë që të bënte jetë luksoze.

Po familja e vëllait tuaj, ku ndodhet?
Vëllai im ka qenë dy herë jashtë, por edhe familjen e tij e ka jashtë.
Më thatë se vëllai juaj bënte jetë normale, por nuk më përmendët se vëllai juaj Durimi kohët e fundit kishte një makinë të blinduar…

Makinën e blinduar ia dha ai zotëria, Tom Doshi.
Kush jua tha juve se makinën ia kishte dhënë deputeti Doshi?

Ma tha vetë vëllai se ia kishte dhënë Toma, pa më dhënë shumë shpjegime se përse.
Domethënë vëllai juaj lëvizte me makinë të blinduar?
Po, kohët e fundit po.

Ju kishte thënë se përse përdorte makinën e blinduar vëllai juaj dhe nuk lëvizte me makina normale?
Më kishte thënë se lëvizte për qejf, më kishte thënë se do e shiste, por asgjë më shumë.

Durimi, nuk ju kishte treguar se ishte përfshirë në një situatë të tillë?
Jo, nuk dija gjë, vetëm në TV e kam parë dhe dëgjuar atë që po thuhet.

E besoni ju se vëllai juaj është paguar, domethënë ka marrë para për të vrarë dy deputetët?
Nuk e besoj, sepse nuk e kam vëllanë të atillë, që të kryejë vrasje.

E keni takuar Durimin gjatë kohës që është i arrestuar?
Jo, nuk e kam takuar.

Vëllait tuaj i është bërë edhe një atentat së fundmi; mendoni se ka lidhje me këtë ngjarje?
Nuk di se çfarë të them, nuk dija shumë gjëra, tani po i dëgjoj nga televizori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here