Home Aktualitet Eduard Selami dhe Ilva Tare presin nje femije

Eduard Selami dhe Ilva Tare presin nje femije

823
0

eduard-selami-ilva-tareLidhja e tyre e dashurisë tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave vitin e shkuar. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Demokratike, Eduard Selami, si dhe moderatoren e emisionit “Tonight”, Ilva Tare. Historia rozë mes të dyve zuri vend në opinionin publik rreth një vit më parë. Ky lajm u bë i ditur pasi çifti e kishte konsoliduar marrëdhënien, madje kishin nisur edhe bashkëjetesën. Menjëherë ra në sy unaza luksoze “Tiffany” që gazetarja mbante në gishtin e fejesës. E ashtu si ndodh gjithnjë pas një lidhjeje të pjekur, çifti ishte gati për të hedhur hapin tjetër, për t’u bërë prindër të një fëmije. Vetëm pak javë më parë, Ilva dhe Eduardi u rikthyen në vëmendje të publikut për një tjetër lajm të gëzueshëm për ta.

Format e rrumbullakosura të moderatores nuk mund të fshiheshin për shumë kohë dhe nuk mbeti gjë tjetër veçse ajo të pranonte se ishte në ‘dolce attesa’. E ndërsa Ilva pranoi të flasë për këtë ndjesi të re në jetën e saj, Eduard Selami preferoi të qëndronte larg mediave rozë, duke ruajtur kështu profilin e lartë të politikanit. Megjithatë, nuk kishte sesi t’i shpëtonte shumë gjatë ‘shënjestrës’ së “Bluetooth”- it.

Në një takim spontan me deputetin e selisë blu, arritëm t’i shkëpusnim një përjetim për shtatzëninë e partneres së tij. Edhe pse jemi mësuar ta shikojmë në debate të nxehta politike, Selami, ‘i zënë ngushtë’, ndau me ne disa detaje nga ajo që tashmë është e përditshme për të dy.

“Është një emocion i rrallë për të dy ne. Po e shijojmë shumë këtë proces. Ilva është mirë me shëndet dhe e përjetojmë çdo ditë e më shumë këtë eksperiencë të veçantë për të dy”, ka treguar duke buzëqeshur deputeti. Nuk ka dashur të japë më shumë detaje për gjininë e fëmijës, duke e lënë kështu surprizë deri në momentin që do të vijë në jetë.

“Për të tilla gjëra duhet të flasë nëna e fëmijës, lërjani asaj këtë kënaqësi”, i është përgjigjur Selami, pyetjes sonë nëse do të bëhej me djalë apo me vajzë. Duket se nuk ka gjetur dot fjalët e duhura për të përshkruar ndjesinë që vetë ai po përjeton në këta muaj, edhe pse nuk e fsheh entuziazmin teksa flet dhe buzëqesh njëkohësisht. “Jam i lumtur që gjërat kanë shkuar mirë deri më tani, jemi në ankth dhe të lumtur

MARTESA

Të dy personazhet, në të shkuarën e kanë provuar martesën dhe emocionin e dasmës. Deputeti Selami ka qenë i martuar për disa vite me ish-‘Miss’-in Pegi Vreto, me të cilën ka edhe tre fëmijë. Ai ka jetuar gjatë në Amerikë dhe pas divorcit u kthye në Shqipëri, dhe iu rikthye karrierës politike pranë Partisë Demokratike. Ilva po ashtu jetoi disa vite jashtë Shqipërisë, pas martesës me ish-bashkëshortin e saj jordanez, Majd Nuri Shafiq. Në vitin 2006 ajo bëri një dasmë madhështore në Hotel Rogner dhe më pas u largua në Londër, për të jetuar atje me bashkëshortin. Dy vite më vonë Ilva u kthye në Tiranë, për të mbyllur procedurën e divorcit me Majd Nuri Shafiq. Duket sikur fati ka dashur që çifti Tare-Selami të braktisnin jetën në shtetet e mëdha, që zemrat e tyre të bashkoheshin në Tiranë. që të dy”.

Edhe pse mjaft diskret për të treguar detaje, ka mundur të thotë se kur do të vijë në jetë fëmija i tyre. “Jemi në mesin e shtatzënisë akoma dhe e rëndësishme është që gjithçka ka shkuar mirë. Nga vera është programuar edhe lindja”, – përfundon deputeti, prononcimin e tij për “Bluetooth”. Nuk kanë munguar as batutat në deklaratën e tij, ku me humor është shprehur: “Mos më hapni telashe me Ilvën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here