Home Aktualitet Shenon ne kohen shtese, Gjermania kampion bote

Shenon ne kohen shtese, Gjermania kampion bote

647
0

Germany v ArgentinaMario Goetze vjen nga stoli dhe shënon gol, duke thyer murin e pakalueshëm argjentinas për 112 minuta lojë. Gjermania fiton Botërorin e katërt në historinë e vet, ndërkohë që milionat e tifozëve e saj anekënd botës, kanë shpërthyer. Bashkë me to edhe kancelarja Merkel, e pranishme në stadium.
“Countdown” i fillimit të finaleve të Kupës së Botës shkoi kësisoji drejt fundit të tij. Beteja vendimtare u zhvillua në agonizëm të plotë në “Maracana”, në Rio de Zhaneiro, ku festa filluar me ceremoninë përkatëse tri orë përpara se kryesori Nikola Rizoli t’i frynte bilbilit për fillimin e pëplasjes titanike, Argjentinë-Gjermani, e mbyllur me fitoren minimale të kësaj të fundit. Kombi i Lionel Mesit, krejt në hije në këtë ballafaqim, dështoi të fitonte titullin e tretë (dy i ka fituar më 1978 dhe 1986), ndërsa “pancerat” gjermanë ngritën në duar titullin e katërt botëror, pas atyre të arkivuar më 1954, 1974 dhe 1990

GJERMANI-ARGJENTINE 1:0
Golat: Gece 112′
GJERMANIA: M.Neuer, P.Lahm, J.Boateng, B.Höwedes, M.Hummels, B.Schweinsteiger, M.Özil, C.Kramer (A.Schürrle 30′), T.Kroos, M.Klose, T.Müller. Trajner: J.Loev
ARGJENTINA: S.Romero, M.Demichelis, P.Zabaleta, E.Garay, M.Rojo, J.Mascherano, L.Biglia, E.Pérez (F.Gago 86′), L.Messi, G.Higuaín (R.Palasio 78′), E.Lavezzi (S.Aguero 46′). Trajner: A.Sabella
Gjyqtare: N.Rizzoli, R.Faverani, A.Stefani
Kartonë të verdhë: Shvajnshtaiger 29′, Höwedes 34′ / Maskerano 64′, Aguero 65′

Pjesa e parë
Me një lëvizje surprizë në momentin e fundit, që ka ndryshuar edhe formacionin e publikuar zyrtar, e ka nisur ndeshjen Gjermania. Nuk luan prej fillimit Khedira, por Kramer. Pjesa tjetër e skuadrës së “pancerave” është e njëjta me atë që triumfoi në gjysmëfinale ndaj Brazilit. Po ashtu, pa asnjë ndryshim paraqitet edhe Argjentina, teksa Di Maria i dëmtuar qëndron në stol. Loja është e zjarrtë që në fillim. Gjermanët përpiqen të vendosin diktatin që në start, teksa e nisin me një goditje dënimi në pozicion të favorshëm në minutën e 2-të. Ekzekutim i dobët. Kundërpërgjigjen me një kundërsulm të shpejtë “albiceleste”, që finalizohet jo saktë nga Higuain. Topi kalon pak jashtë portës së Nojerit. Skuadra e Lëvit është e vendosur thuajse në gjysmëfushën e kundërshtarit, ku vija e saj mbrojtëse është dukshëm e spostuar përpara. Eshtë e qartë: përmes presionit gati asfiksues, gjermanët duan ta zhbllokojnë sa më shpejt rezultatin e ndeshjes dh eta fusin kundërshtarin në ngërc psikologjik. Argjentina është e detyruar dhe orientuar të mbrohet, por pa harruar të kundërsulmojë. Kështu bën Mesi në minutën e 9-të, kur merr krahun e djathtë të sulmit të të tijve dhe i “lë targën” Humelsit. Futet në zonën gjermane, pason paksa pas te pika e penalltisë, por shokët e skuadrës nuk e mbështesin. Mbetet në sulm skuadra e Sabejës, që pak e nga pak mendon të dalë nga llogorja në prapavijë, më forca të shumta. Me pak pasime të sakta, argjentinasit dalin mjaft rrezikshëm para portës së Nojerit. Shvajnshtaiger nuk i ndahet kurrkund Mesit, duke qenë një roje personale e yllit të Barcelonës, përvec mbrojtjes zonale që ushtrojnë gjermanët ndaj tij. Numri 10 i Argjentinës duket shumë i tendosur, ndryshe nga sfidat pararendëse në këtë Botëror, kur ka lëvizur pak. Eshtë ndeshja e jetës për të, ndaj i shkarkon të gjitha bateritë, ashtu si shokët e tjerë të skuadrës. Interesant është edhe dueli Tomas Myler-Rojo. I pabesueshëm momenti i Higuainit në minutën e 21-të, kur merr një asist nga mbrojtja gjermane, që bën gafë në këtë moment. Sulmuesi i Napolit është i vetëm me Nojerin, por e dërgon topin në mënyrë të pabesueshme dhe amatoreske, jashtë kudratit. Rast i artë për Argjentinën, foshnjarak mënyra e veprimit dhe finalizimit të Higuain. Në minutën e 27-të Lahm fut një top pas krahëve të mbrojtjes argjentinase për të Myler, por ky i fundit zihet në pozicion jashtë loje. Kundërpërgjigjet Argjentina, por Lavezi pengohet në mënyrë të parregullt. Kartoni i parë i verdhë i ndeshjes shkon për Shvajnin, në minutën e 29-të. Një minutë më pas Higuain shënon në portën e Nojerit, por anësori anulon gjithcka për pozicion jashtë loje. Përmes kundërsulmit, amerikano-jugorët janë tepër të rrezikshëm, e bëjnë të vuajë mbrojtjen gjermane. Kramer dëmtohet dhe zëvendësohet në minutën e 30-të me Shyrlen. Höëedes merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 34-t, pas një ndërhyrjeje të egër ndaj kundërshtarit. Duket disi e tensionuar Gjermania pas minutës së 30-të, kur u detyrua të bëjë një zëvendësim të detyruar. Kanë parë rreziqe tepër të mëdha në portën e tyre, por edhe mbrojtja e “pancerave” luan shumë hapur. Ajo cahet nga Laveci dhe Higuain disa herë, por lojtarët argjentinas gabojnë në momentin final, për të realizuar. Shyrle teston gadishmërinë e portierit Romero me një goditje ballore, edhe pse më parë është zënë në pozicion jashtë loje. Tjetër mundësi e artë e Argjentinës në minutën e 40-të, por fati nuk është me ta. Shpërdorojnë në mënyrë të pabesueshme të besuarit e Sabejës, që kanë marrë lojën në dorë tashmë dhe përmes driblimesh individuale arrijnë ta corientojnë e nervozojnë kundërshtarin. Pjesa e parë mbyllet me një shtyllë të Hëvedes, por anësori ka sinjalizuar pozicion jashtë loje më parë. Betejë e vërtetë, sulme e kundërsulme, raste të pastra për shënim, por gol nuk ka në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë
Nis me një zëvendësim tek Argjentina. Aguero hidhet në lojë në vend të L

Mendon më shumë për sulmin tashmë
Sabeja, teksa dihet se pa shënuar gol s’mund të fitohet një finale. Lëv vijon me ata që mbyllën pjesën e parë. E nis sërish me rast të humbur skuadra “albiceleste”. Leo Mesi nuk është në gjendje të realizojë në minutën e dytë të kësaj pjese, teksa gjendet në pozicion ballor me Nojer. Ylli i Barcelonës vijon zhgënjimin, duke qenë në hije si gjithë këtë Botëror. Mbrojtja gjermane vijon të shfaqë pasiguri të dukshme, por fatmirësisht për ta në këtë situatë janë edhe sulmuesit kundërshtarë. Nojer korrigjon gabimet e prapavijës së të tijve me daljet e guximshme, sikurse bën në minutën e 57-të ndaj Higuainit, që e përplas përtokë, në një mënyrë shumë të rrezikshme. Argjentinasit kontestojnë arbitrin italian, i cili nuk jep asgjë, por vazhdon lojën. Klose kryen goditjen e parë në portën e Romeros për pjesën e dytë në minutën e 60-të, por pa ndonjë rrezik për portën kundërshtare. Iniciativën e kanë sërish “pancerat”, por nuk kanë atë befasinë dhe grintën e ndeshjeve të kaluara. Duket njëfarë lodhje fizike te skuadra e Lëvit, edhe tension e ngarkesë e madhe psikologjike, por meritë ka po ashtu kundërshtari, mjaft mirë i vendosur në fushë taktikisht. Shyrles i del një rast ideal pas karombolit të topit mes mbrojtësve argjentinas, por lojtari gjerman nuk finalizon dot. I shpejtë në ndërhyrje portieri Romero. Sabeja bën zëvendësimin e dytë në minutën e 78-të. Ndërrim kokë për kokë në sulm, Higuain-Palasio. Argjentina tenton të shfrytëzojë shpejtësinë e sulmuesit të Interit në minutat e mbetura për ta fituar ndeshjen me “fotofinish”. Rrit ritmin edhe Gjermania, që me Toni Kros i afrohet golit nëntë minuta para mbarimit të kohës së rregullt. “Albicelestët” kryejnë edh zëvendsimin e tretë në kohën e rregullt, pak minuta nga fundi. Gago zë vendin e Perez. Edhe Klose lë ndeshjen pa mbaruar koha e rregullt, teksa Lëv beson te talenti Gëce në kohën shtesë. Kjo, pasi koha e rregullt nuk nxjerr dot në dritë golin e shumëdëshiruar.

Koha shtesë
Germany's Mario Götze (left) celebrates with Thomas Muller after scoring the winning goal during extNis me një mundësi shumë të mirë të gjermanëve, që silurojnë portën argjentinase, por Romero grushton mrekullisht. “Flakë për flakë” përgjigjet Aguero, që në pozicion disi të prirët me portën e Nojerit godet tokazi, por pa kolaudimin e duhur. Skuadrat mendojnë më shumë të mos pësojnë tashmë, ndërsa gjermanët vijojnë ta mbajnë të gozhduar kundërshtarin në gjysmëfushën e vet. Skuadra e Sabejës ndjek të njëjtin “itinerar” si në gjysmëfinale me Holandën, duke shpresuar se mrekullia do të jetë për ta, qoftë edhe përmes penalltive. Megjithatë, titullin e botës e ka në dorë Palasio në minutën e 97-të. Sulmuesi i Interit del i vetëm me Nojerin, e ngre topin sipër kokës së “gardianit” gjerman, por jashtë. Fatale si mundësi e shpërdoruar, ashtu si ajo e Higuainit në fillim të finales. Dhe kur nuk shënon, do ta pësosh. Mario Gëce, i hedhur në lojë si zëvendësues, shënon në minutën e 113-të dhe gjunjëzon më në fund Argjentinën. Titulli i katërt kampion i Botës është pronë e “pancerave”, ndërsa albicelestët ikin tepër të zhgënjyer, duke shpërdoruar raste fatale në një finale drithëruese, si kjo e “Maracana”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here