Home Aktualitet Krimet e Rënda: Burg përjetë për Ilir Xhakjan

Krimet e Rënda: Burg përjetë për Ilir Xhakjan

540
0

ilir-xhakjaGjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me burg përjetë për Ilir Xhakjan, i akuzuar për vrasjen e komisarit Adem Tahiraj në Shijak.
Vendimi është marrë në seancën e sotme në ngarkim të tij, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e palës së mbrojtjes. Sipas avokatit mbrojtës, Xhakja kishte vepruar në gjaknxehtësi, në kushtet e tronditjes së fortë psikike.
Në pretencë, akuza kërkoi deklarimin e fajshëm të të pandehurit për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Sipas Prokurorisë, vrasja e kryekomisarit Tahiraj më 13 shtator 2012 ndodhi pas një konflikti mes tij dhe të pandehurit. Shkak i konfliktit ishte refuzimi i të pandehurit Xhakja për shoqërimin në Polici të automjetit të nipit të tij. Sipas akuzës, prej plumbave të shtënë nga Xhakja është vrarë krykomisari Tahiraj, si dhe është plagosur një shtetase e gjendur pranë vendit të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here