Home Aktualitet I preu kokën, 80-vjeçari pranon krimin, rezulton babai i fëmijës

I preu kokën, 80-vjeçari pranon krimin, rezulton babai i fëmijës

805
1

Zbardhet ngjarja tragjike e katër ditëve më parë ku Ajshe Vata, 11 javëshe shtatzënë u gjet e vrarë 500 metra larg banesës së saj me kokën e prerë. Autori i kësaj masakre është arrestuar nga policia e Durrësit, dhe është 80 – vjeçari Shaban Norja, i cili jo vetëm ka pranuar se është autori i krimit por edhe që ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën. Ky fakt vjen i vërtetuar edhe pas ekspertizës mjeko-ligjore sipas së cilës, 80-vjeçari ka dalë babai i foshnjës. Sipas policisë, autori ka pranuar vrasjen dhe pasi është marrë në pyetje ka treguar edhe vendin se ku kishte fshehur kokën e 18-vjeçares, Ajshe Vata. Gjithashtu, është gjetur thika me të cilët autori ka kryer krimin dhe bluza e spërkatur me gjakun e 18-vjeçares që ai ka pasur veshur gjatë momentin të vrasjes. 80-vjeçari Shaban Norja ka thënë në polici se e ka pasur të dashur 18-vjeçaren Ajshe Vata dhe se grindja sipas tij, ka ardhur për shkak të fëmijës. Ai tregon se i ka prerë kokën për të humbur gjurmët dhe që Ajshe të mos njihej e të rezultonte e humbur.

Sipas gazetarit të televizionit A1 Report, Arsen Rusta, koka e 18-vjeçares, Ajshe Vata është gjetur 300 metra larg vendit të ngjarjes dhe e mbështjelle me disa qese. 80-vjeçari Shaban Norja pranon që ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën e vrarë. Autori i dyshuar mbi këtë ngjarje, ka qenë në vëzhgimin e policisë prej 4 ditësh derisa gjatë ditës së sotme u realizua arrestimi i tij. Norja ka qenë bashkë me forcat e policisë në vendin ku realizoi krimin ndaj Vatës për të treguar vendin se ku e kishte fshehur kokën e viktimës. Pas këtij veprimi Norja është kthyer në birucat e policisë. Ai dyshohet të jetë një i njohur i familjes Vata sepse vite më parë i ka shitur kësaj familjeje truallin ku është ndërtuar shtëpia e tyre. Sipas dyshimeve paraprake mendohet që të ketë pasur edhe persona të tjerë në dijeni të kësaj ngjarjeje tragjike.

Në një deklaratë për shtyp, Policia e Durrësit dha detaje mbi vrasjen makabre të 18-vjeçares Ajshe Vata dhe ndalimit të 81 vjeçarit Shaban Norja si i dyshuar kryesor për ngjarjen. “Në një parcelë të banesës së viktimës, autori i dyshuar ka kryer krimin në fillim më armë zjarri dhe më tej me mjete prerëse”. Është ky versioni zyrtar i policisë mbi ekzekutimin e Vatës. Në lidhje me shkaqet e vrasjes, policia thotë se kemi të bëjmë me një krim pasioni dhe motive të dobëta nga shtetasi Shaban Norja ndaj 18-vjeçares.

Në foto, 80-vjeçari Shaban Norja

80-vjeçari Shaban Norja është banor i komunës Xhafzotaj në lagjen “Partizani” i dënuar më parë me 9 vjet për tentativë vrasje. Ai akuzohet për vrasje ndaj një personi shtatzënë dhe mbajtjes pa leje të armës ushtarake dhe amës së ftohtë.

1 COMMENT

  1. ky èshtè njè qen kètè duhet tja presesh mishin me thikè e ti hedhèsh brènda kripè ti regjèsh trupin ndyresires ?si nuk i ka ardhur turp tè meret me fèmien e fèmies

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here