Home Aktualitet Krimi, i ati: Ajsha më turpëroi, s’i bëj ceremoni përkujtimore

Krimi, i ati: Ajsha më turpëroi, s’i bëj ceremoni përkujtimore

623
0

Nuk do të zhvillohen më asnjë ceremoni përkujtimore për Ajshe Vatën, 18 vjeçaren e cila paraditen e 11 tetorit u gjet pa kokë në një parcelë me misër, rreth 500 metra larg shtëpisë. Nuk do të ketë të pesta, siç është zakoni pas vdekjes së një familjari, dhe asnjë ceremoni tjetër, për Aishen Vatën. 18 vjeçarja e cila u masakrua duke qenë 11 javëshe shtatzënë “turpëroi familjen”. Ky është vendimi i të atit, të cilin e kishte marrë pasi kishte mësuar nga gazetat se vajza e tij kishte qenë shtatzënë.

Një qëndrim i ndryshëm nga supermafioza ai i thënë mbrëmjen e së premtes në një lidhje telefonike për gazetaren Mira Kazhani të Tv A1 Report ku ai regjistruar duke thënë se “e falte vajzën për veprimin që kishte bërë”.

Por sot paradite në intervistën e dhënë për gazetarin Arsen Rusta të TV A1 Report,

Muhamet Vata do të deklaronte se: nëse do ta dinte se vajza e tij kishte qenë shtatzënë nuk do të kishte njoftuar njerëzit në varrim për ceremoninë e të pestave.

Në intervistën e dhënë sot paradite Muhamet Vata nuk di të thotë se kush mund të ketë qenë i dashuri, apo vrasësi i vajzës së tij, por tregon se Ajsha ishte një vajzë e urtë dhe e fortë dhe ai që kishte arritur ta nxirrte nga shtëpia mbrëmjen e 10 tetorit duhej ta kishte gënjyer. Ai shton vrasësi nuk mund të gjendet lehtë, mund të ketë qenë më shumë se një, ndoshta një supermafioz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here