Home Bota Whitney Houston gjendet e vdekur ne hotelin Hilton

Whitney Houston gjendet e vdekur ne hotelin Hilton

610
0

Këngëtarja e mirënjohur Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare në Beverly Hills, Los Angeles, California. Trupi i pajetë është gjetur nga truproja i saj në hotelin Hilton.

Ende nuk njihen shkaqet e vdekjes të këngëtares dhe aktores amerikane. Sipas raportit të policisë nuk janë gjetur shenja krimi në vendngjarje. Whitney Houston prej kohësh vuante nga problemet e varësisë nga droga dhe alkooli.

Këngëtarja e njohur kishte një marrëdhënie martesore problematike me këngëtarin Bobby Brown, edhe ai vuante prej kohësh nga problemet lidhur me drogën.

Whitney Houston për të cilën ishte folur se gjendej në një situatë financiare shumë të vështirë dhe pranë falimentimit, kohët e fundit kishte bërë publike problemet e saj me drogën dhe alkoolin. Disa herë këngëtarja kishte nisur betejën me problemet e saj të varësisë duke provuar dhe rehabilitimin, por siç duket pa sukses.

Ditët e fundit këngëtarja është fotografuar teksa ka shkuar për një vizitë tek mjeku në Beverly Hills. Dhe një natë përpara ndarjes nga jeta është parë në gjendje shumë të keqe në një club nate në Beverly Hills.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here