Home Aktualitet Turqia: Nuk kthejmë eshtrat e Sami Frashërit, thesari ynë

Turqia: Nuk kthejmë eshtrat e Sami Frashërit, thesari ynë

77
0

ministri-jashtem-turkMinistri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu deklaron se Turqia nuk do të pranojë kërkesën e qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të rilindasit shqiptar Sami Frashëri.

Kryediplomati turk është cituar nga mediat turke duke thënë se Sami Frashëri është një thesar për Turqinë dhe gjithmonë do të qëndrojnë në Stamboll.

Më 20 shkurt “Todays Zaman”, media online turke shkruante “Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka refuzuar një kërkesë nga Shqipëria për t’u kthyer eshtrat e një osmani të shquar shqiptar të njohur për kontributin e tij të rëndësishëm në nacionalizmin turk”

Davutoglu shtoi se nuk do të ketë dallim në mes kërkesës për eshtrat e Mehmet Akif Ersoj, që është autor i himnit kombëtar të Turqisë dhe Sami Frashërit, duke theksuar rëndësinë e Samiut me identitetin kombëtar turk.”

“Dashtë Perëndia, ai do të mbetet atje. Ai është thesari ynë”- citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm turk. Kryediplomati turk nuk përmendi nëse Ankaraja po planifikon të kthejë kokën e ish-Guvernatorit në Perandorinë Osmane, Ali Pashës për të cilën thuhet se qeveria shqiptare ka bërë kërkesë zyrtare.

Kërkesa zyrtare e qeverisë shqiptare iu paraqit ministrit turk të Mbrojtjes gjatë vizitës së këtij të fundit pak ditë më parë në vendin tonë. Bisedën e pat konfirmuar për mediat turke Rifat Sait, deputet i Partisë së Kryeministrit Erdogan, Drejtësi dhe Zhvillim, i cili ishte një prej anëtarëve të delegacionit turk gjatë vizitës në Tiranë. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare do të bënte gjithçka për kthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Atdhe.

Previous articleTiranë, groposi 5 milion euro, falet Lulzim Basha, mbyllet dosja
Next articleTiranë, ekzekutohet ish-shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here