Home Aktualitet Tiranë, ekzekutohet ish-shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj

Tiranë, ekzekutohet ish-shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj

607
0

dritan-lamajIsh shefi i komisariatit nr 6, aktualisht oficer policie në Drejtorinë e Policisë së Shtetit u ezkekutua me breshëri automatiku. Kryekomisari Dritan Lamaj u ekzekutua rreth orës 18:30 të mbrëmjes së të dielës
(24 shkurt)
në rrugën “Ibrahim Dervishi”, pranë zonës së njohur si “Vasil Shanto”, në rrugicën përpara KESH-it, kur Lamaj po parkonte makinën dhe do të dilte nga mjeti për t’iu drejtuar banesës së tij.

Një bresheri plumbash janë goditur mbi 41 vjeçarin dhe shenjat e plumbave, të shumta në numër ishin të dukshme edhe në xhamat e makinës, tip Lança, TR 2564N . Lamaj ndërroi jetë disa momente më vonë rrugës për në Spital Ushatarak.

Rreth orës 18: 50
(të 24 shkurtit)
Arsen Rusta, gazetari ynë nga vendi i ngjarjes informonte se mbi kryekomisarin, dyshohet se janë derdhur mbi 15 plumba automatiku. Nga hetimet paraprake mendohet se mund të kenë qenë dy persona të cilët kanë shtënë mbi babain e një vajze të mitur, dhe më pas janë larguar duke përfituar nga errësira. Më vonë gazetari ynë informoi se deri tani nga Prokuroria e Përgjithshme ishin marrë në pyetje mbi 20 dëshmitarë të cilët kishin dëshmuar se autorët kanë qenë të hipur në një makinë tip BMW me targa Durrësi.

“Autorët kanë qenë të maskuar dhe hipur në makinë tip BMW me targa Durrësi. Ata kanë ndjekur Dritan Lamaj për një farë kohe dhe kanë gjetur momentin kur ka ndaluar makinën për ta parkuar. Autorët kanë hapur dritaren e makinës dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.”- mendohet se kanë thënë dëshmitarët, madje në momentin kur kanë shtënë me armë, makina ka pasur ende dritat e ndezura.

Mbi 100 postblloqe janë ngritur në të gjithë Tiranën, ndërkohë që në operacion janë përfshirë edhe forcat speciale, ndërsa në gatishmëri është policia e Tiranës dhe të gjitha komisariatet e saj.

Një grup i posaçëm hetimor, po kryejnë veprimet e para proceduriale duke mbledhur dhe administruar të gjitha provat dhe dëshmitë e vlefshme.

Policia e Tiranës përmes një deklarate për mediat bëri të ditur se vë në dispozicion një shumë prej 100 mijë dollarësh për çdo informacion që mund të çojnë në zbulimin dhe më pas në arrestimin e autorëve. Sipas policise dyshimet e para flasin për një atentat mafioz, të mirëorganizuar për shkak të detyrës për një periudhë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit.

Dritan Lamaj ishte i martuar dhe babai i një vajze minorene.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here