Lajmi i pak ditëve më parë se e dashura e djalit të Sali Berishës po jetonte mes luksit dhe se kishte blerë një makinë të re duket se e ka revoltuar Arminën aq sa ajo është ndjerë e detyruar që të japë sqarime.
Në një postim në faqen e saj në Facebook Armina shkruan se nuk ishte e nevojshme që të aludohej kaq shumë pasi makina përveçse nuk ishte e saja, nuk ishte as e ndonjë marke të njohur si “Benz” apo “Porche” por ishte një “Renault”.
Imazhi i ekranit dhe i revistave duket se ia ka vënë syrin një makine markë, por në “pamundësi” ajo po lëviz sërish me “Fiat 500” por tashmë të ri