Home Rajoni Mal i Zi: Kapen 250 kg kokaine me destinacion Shqiperine

Mal i Zi: Kapen 250 kg kokaine me destinacion Shqiperine

748
0

drogeNë portin Bar të Malit të Zi është sekuestruar sot një sasi rekord kokaine që kishte si destinacion Shqipërinë. Bëhet fjalë për 250 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë, që do vinte në Shqipëri, e fshehur në kutitë e bananeve.

Policia malazeze e Portit në Bar bën me dije se, ka konfiskuar sot sasinë e drogës, të fshehur në kutitë e bananeve që vinin nga Ekuadori.

Droga është gjetur në një nga tre kontejnerët që sillte banane nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Duke përdorur një skaner, oficerët e policisë doganore kanë zbuluar kokainën e fshehur poshtë dyshemesë prej druri të kontenierit. Mësohet se droga ishte e ndarë në 223 pako. Vlera e llogaritur e shitjes së drogës arrin deri në 12.5 milionë Euro.

Edhe gjermania ‘Bild’, shkruan për sasinë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në Malin e Zi. Të njejtat burime saktësojnë se bëhet fjalë për substancë “jashtëzakonisht të pastër”.

Për sasinë më të madhe të kokainës së pastër, të kapur në historinë e Malit të Zi, sic shkruajnë mediat malazeze ka folur edhe Drejtori i Autoritetit të Doganave, Vladan Jokoviç, i cili u shpreh se kontenieri është dërguar nga kompania “Vimticorp SA”, nga Ekuadori, ndërsa marrësi ishte kompania shqiptare ‘Rrapo’, shkruan ‘Vejesti’. Sipas tij, droga u zbulua në një kontroll rutinë nga zyrtarët e departamentit të luftës kundër kontrabandës.

Sipas regjistrit zyrtar të Shqipërisë, ‘Rrapo’ është një kompani e regjistruar në mars të vitit 2013 nga Nazike Rrapij. Kompania u krijua për të importuar fruta, dhe sipas regjistrit kjo është dërgesa e saj e parë.

Ajo që dihet është se bananet kishin si destinacion Shqipërinë, ndërsa ende nuk saktësohet se ku do shpërndahej kokaina e pastër pasi të mbërrinte në Shqipëri.

ANTIDROGA KONTROLL NË MAGAZINAT E KOMPANISË “RRAPO”
Ora:22:33- Duke marrë shkas nga përfshirja e kompanisë “Rrapo”, si një nga marrësit e dërgesës së kontejnerit me banane ku u gjet sasia e kokainës, Antidroga shqiptare ka kryer një kontroll në magazinat e saj që ndodhen në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Vajkan. Ekspertët e kontrollit po kryejnë verifikimin e dokumentacioneve të kësaj kompanie, për të parë dhe hetuar nësë ajo është e përfshirë në trafikun e drogës apo jo.

Ndërkohë, bëhet me dije se policia ka nisur të marrë në pyetje punonjës dhe drejtues të firmës. Mësohet se Kompania “Rrapo” ishte themeluar më datën 18 mars dhe regjistruar pranë QKR në 20 mars të vitit 2013, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here