Për vite të tëra, Kina ka lëvizur malet për popullin e saj – fjalë për fjalë.
Vendi ka gerryer qindra male për te hapur rrugën për qytete të reja, por shkencëtarët nuk janë të lumtur, duke thënë se pasojat e kesaj nuk janë menduar mire.
Në dekadën e kaluar, malet që shtrihen mbi qindra kilometra, janë shkatërruar dhe toka gerryer në lugina për të krijuar tokë të sheshtë, në një praktikë që është bërë e zakonshme në Kinë.
Shkencëtarët kanë kritikuar fushatën për të rrafshuar malet dhe për të hapur rrugën për qytetet.
Qyteti i Lanzhou, në provincën Gansu, është në proces rrafshimi i më shumë se 700 maleve, në atë që është quajtur projekti “mal-lëvizje” më i madh në historinë e kines.
Një nga firmat e ndërtimit më të mëdha të Kinës është prapa planit multi-miliardë dollarësh, i cili do të krijojë më shumë se 250 kilometra katror tokë të sheshtë dhe të lejojë zhvilluesve për të ndërtuar një qytet të ri.
Praktika ka nxjerre më shumë tokë për Chongqing, Shiyan, Yichang, Lanzhou dhe qytete si Yan’an. Një nga projektet më të mëdha, në Yan’an në provincën Shaanxi, është vendosur të dyfishojë zonën e qytetit, duke krijuar 78.5 kilometra katror të terrenit të sheshtë.