Home Bota I jepet lamtumira e fundit 3 vajzave ne Lecco

I jepet lamtumira e fundit 3 vajzave ne Lecco

126
0

lecco-vajzatKëto kanë qenë orët e fundit në Lecco të tri vajzave shqiptare, të cilat u qëlluan për vdekje me thikë nga nëna e tyre.

Nga Bari trupat e tyre të pajetë do të përcillen për në Shqipëri nesër, ku do tu jepet lamtumira e fundit në qytetin e Kukësit. Trupat e pajetë të vajzave pritet të mbërrijnë në Shqipëri ditën e shtunë.

Qindra qytetarë të Leccos u kanë dhënë nderimet e fundit motrave. Nga banorët e qarkut, shokët e klasës dhe mësuesit, përfaqësuesit e institucioneve nderuan tre vogëlushet shqiptare. Për ti dhënë lamtumirën e fundit në Lecco ishte edhe Konsullja Shqiptare në Milano, Luljeta Çobanaj.

Ndërkaq, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Edlira Dobrushin, menjëherë sapo të dalë nga spitali. Po ashtu autoritete janë në pritje të një raporti psikiatrik, i cili do të tregojë gjendjen mendore të gruas, e cila qëlloi për vdekje tre fëmijët e saj.

Previous articleCEZ kerkon 200 milione $ demshperblim nga Shqiperia
Next articleRekrutimi ne Siri, zbardhet menyra e financimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here