Lionel Messi dhe Xavi Hernandez zhvlerësuan fitoren e pare te anglezeve. Lionel Messi me dy golat e tij i dhuroi me Barcelonës një vend në çerekfinalet e Champions League pas fitores 3-1 ndaj një Arsenali, që luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 56-të, pas përjashtimit me dy kartonë të verdhë të sulmuesit Robin van Persi. Takimi i parë në Londër kishte përfunduar 2-1 për Arsenalin. Messi shënoi golin e parë në minutën e 45’+4 të pjesës së parë. Busquets i Barcelonës shënoi në një autogol në favor të Arsenal, ndërkohë që Xavi Hernandez i çoi shifrat në 2-1 në minutën e 69-të. Pas vetëm dy minutash, Lionel Messi shënoi me penallti golin e tretë të Barças.