Home Aktualitet Vrasjet ne Kurbin, policia: Mund ti kete vrare dikush

Vrasjet ne Kurbin, policia: Mund ti kete vrare dikush

644
0

mimoza-keqiNgjarja e ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit mbetet në kufijtë e misterit. Grupi hetimor ende nuk ka saktësuar nëse 40-vjeçarja Momiza Keqi vrau vajzën e saj 15-vjeçare dhe më pas u vetëvra, apo nënë e bijë u ekzekutuan nga një person i tretë. 

Policia e Kurbinit ka dyshime të forta se minorenia e nëna e saj mund të jenë vrarë. Burime nga blutë pohojnë se Mimoza Keqi dhe Desara Keqi janë gjetur përballë njëra-tjetrës, që të dyja të vdekura. Ndërsa arma e krimit tip automatik është gjetur në mes dy trupave të pajetë, edhe pse kanë pasur një distancë nga njëra-tjetra më shumë se tre metra. 

Pozicionimi i dy viktimave përballë njëra-tjetrës ka hedhur edhe hije dyshimi mbi këtë vrasje. Ekspertët dyshojnë se 40-vjeçarja mund të jetë vrarë jo në oborrin e banesës, por diku tjetër dhe të jetë tërhequr zvarrë dhe të jetë vënë përballë trupit të pajetë të vajzës së saj të vetme. Do të jenë ekspertët e kriminalistikës ata që do të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi banorët e zonës dhe jo vetëm ata. Dyshimet shtohen akoma më shumë, pasi kryefamiljari Mark Kuqi ka deklaruar se bashkëshortja dhe vajza e tij 15-vjeçare nuk kanë pasur ndonjëherë konflikte. Nga ana tjetër, policia ka dërguar armën e krimit në Institutin e Balistikës për të kryer ekspertizën, për të parë edhe gjurmët e gishtërinjve se nga kush është përdoruar arma. 

Ndërkohë, dje mësimi në shkollën 9-vjeçare në Fushë- Kuqe të Kurbinit nuk ka nisur si ditët e tjera këtë të hënë. Të gjithë janë të shokuar nga vrasja e 15-vjeçares, Desara Keqi, e cila ishte nxënëse në klasën e 9-të të kësaj shkolle. Drejtori, mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle kanë deklaruar se Desara ishte vajzë e sjellshme dhe gëzonte respektin e të gjithëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here