Kompania “Manica” është kompania fituese e për disenjimin dhe ndërtimin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Stadiumi u ndërtua për herë të parë në 1946 dhe u rinovua në 1974. Stadiumi ndodhet në zonën historike të qytetit disa kilometra larg nga qendra historike dhe një nga zonat më interesante të kryeqytetit. Në këtë vend strategjik për kryeqytetin stadiumi përfshin një sipërfaqe prej 36.000 metra katrorë dhe do të njihet si pikëmbështetje e marrëdhënieve ndërmjet boshllëkut të madh të Parkut kombëtar të liqenit dhe strukturës së konsoliduar të Tiranës ekzistuese. Siç mund ta shikoni dhe nga pamjet e realizuara nga kompania, paraqitet projekti i ri i stadiumit. Kompleksi i ri do të jetë me një sipërfaqe prej 43.000 metra katrore (duke përfshirë 25.000 metra katror me funksione të dedikuara për stadiumin, 10.000 metra katror për zyra dhe 8.000 metra katror komercialë), është parashikuar si një strukturë e integruar. Disenjuar si një stadium i UEFA i kategorisë së 4-të, vendi do të bëhet një pjesë e strukturës shoqërore të qytetit dhe të përdoret si një ndërtesë publike e hapur në qytet gjatë gjithë vitit. Stadiumi i ri i Tiranës është parashikuar të përfundojë në vitin 2018.
[portfolio_slideshow id=14884]