Një kupe bukurie dhe force është sjellë në Shqipëri, falë punës dhe pasionit të sportistes së Fitnesit Dorina Mema.
Protagonistja e emisionit “Goodmorning fitness” në A1 Report kishte disa muaj që përgatitej për pjesëmarrjen në kampionatin e madh Europian në Kosovë, i organizuar nga Federata Botërore e fizikut bodybuilding dhe fitness dhe ku morën pjesë 24 shtete. Ajo e ka nisur garën fillimisht në kategorinë Fitness, ku anëtarja e jurisë pëergjegjëse për femrat, hungarezja Ildico Buranis, vendosi nddryshimi e kategorisë, në atë të bukurisë sportive, “Woman Signore sport physique”.
Pas vlerësimit me çmim të tretë, Dorina Mema tregon emocionet e kësaj gare, e cila ishte për herë të parë jo vetëm për të, por edhe për mbarë Shqipërinë. Simetria feminile terheq vëmendjen e jurisë të cilët kishin qenë ata qe i kishin mësuar asaj pozat, në mungesë të një ekipi të këtij sporti, i cili është risi për Shqipërinë. Megjithatë, e fortë dhe guximtare ajo mundi t’i rrëmbente vendin kampionëve të Europës si Ukrainë, Austri dhe Lituani.
Dorina Mema u vlerësua me çmimin e tretë World Body building and physic Federation si femra më e bukur e gjithë kompeticionit, dhe kjo falë stërvitjes natyrore të saj.