Home Politike Presidenti, Berisha: Do shprehem pas Samitit te Çikagos

Presidenti, Berisha: Do shprehem pas Samitit te Çikagos

585
0

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se do të shprehë qëndrimin e tij në lidhje me presidentin e ri të vendit pas kthimit nga punimet e Samitit të Çikagos.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se ky samit është mjaft i rëndësishëm prandaj dhe vëmendja duhet të përqëndrohet atje.

“Unë e kuptoj se ju jeni nën ethet presidenciale por unë këtu jam në mbledhje qeverie dhe do të vazhdoj me rendin e ditës. Do merrem me të pasi të kthehem nga Samiti i Çikagos dhe e kam shpjeguar se di do të procedohet prandaj ju lutem ndiqni me vëmendje këtë axhendë se ka probleme të rëndësishme ” theksoi Berisha.

Samiti i Çikagos do të zhvillohet në datat 20-21 maj ku do të marrin pjesë krerët e shumë shteteve anëtare të NATO-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here