Home Aktualitet Mbahet amaneti i shenjtores Eleonorë, varroset në tempull

Mbahet amaneti i shenjtores Eleonorë, varroset në tempull

863
0

Ashtu siç e ka lënë me amanet në letër para se të qëllonte me armë vetën, e vetëshpallura shenjtore Eleonora Bregu është varrosur në tempullin që kishte ndërtuar vetë. Edhe pse mes shumë debatesh dhe polemikash për tu prehur për në banesën e fundit në tepullin për të cilin ajo kishte shkruar në letër se vetëflijohej për shkak të konfliktit me pronarin e tokës, familjarët e saj kanë shpërfillur cdo ligj duke e varrosur në katin e dytë të tempullit të saj. Ora 14.00 ka shënuar nisjen e cermonisë mortore të saj në shtëpinë dy katëshe e cila ndodhet në zonën e quajtur “Kodra e Diellit” në afërsi të tepullit të saj. Pasi është mbajtur një fjalim besimtarët e fondacionit Eleonorë, të veshura me një pelerinë ngjyrë blu dhe duke mbajtur në dorë nga një trendafil të bardhë dhe blu, kanë shoqëruar nga pas arkivolin e të vetëshpallurës shenjtore. Por të gjithë kortezhin nga shtëpia deri te tempulli i ndërtuar nga vetë ajo e kanë shoqëruar tinguj funebër të bandës e cila ndodhej në katin e dytë të tempullit. Në ceremoninë mortore të Eleonora Bregut përvec besimtarve ka pasur edhe të afërm si dhe miq të familjes që e kanë shoqëruar arkivolin e saj vetëm disa metra ku do të prehet në tempull e vetshpallura shenjtore. Por duket se pikërisht varrimi i saj në këtë vend, i cili është i ndaluar me ligj do të sjellë edhe debate. Sipas burimeve nuk përjashtohet mundësia që trupi i saj të zhvarroset nga tempulli. Ndërkohë që kjo mbetet ende për tu parë. Ndërsa gjithashtu pritet përfundimi i gjyqit në Gjykatën e Tiranës tashmë mes fondacionit dhe familjes që pretendon se ka këtë pronë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here