Home Politike Presidenti Topi propozon Bujar Leskaj ne krye te KLSH

Presidenti Topi propozon Bujar Leskaj ne krye te KLSH

535
0

Presidenti, Bamir Topi ka propozuar sot Bujar Leskajn për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Përmes një dekreti të veçantë, Topi i propozon Kuvendit që në krye të këtij institucionit shumë të rëndësishëm të zgjidhet Bujar Leskaj.

Vendimi vjen pak kohë pas rrëzimit të kandidaturës së zgjedhur prej Topit, Sali Shehut, vlerësuar krejtësisht si i papërshtatshëm për në krye të KLSH-së nga ana e maxhorancës.

Veprimtaria politike:

1997 (janar): anëtar aktiv i PD-së;

2001-2005: anëtar i Bordit financiar të PD-së;

2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009),  Kombëtar të Partisë;

2005 – 2009: Deputet i Kuvendit te Shqiperise

Shtator 2005 – Mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit

2007 – 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here