Home Rajoni Policia përleshet me protestuesit, 4 të plagosur

Policia përleshet me protestuesit, 4 të plagosur

697
0

Mijëra grekë kanë vërshuar sot në rrugët e Athinës, në një protestë e cila shënon 38 vjetorin e revoltës studentore që çoi në rrëzimin e regjimit ushtarak diktatorial në Greqi në vitin 1973.

Nga njoftimet e fundit mësohet se grupe të rinjsh protestues janë përleshur me policië në afërsit të ambasadës Amerikane, nga ku 4 persona janë plagosur dhe rreth 11 të tjerë janë arrestuar nga forcat policore.

Të rinjtë kanë sulmuar policinë me gure, shkopinj dhe bomba molotov, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre. Sipas të dhënave të policisë, kanë qenë rreth 6.000 protestues, ndërsa rreth 7.000 policë po patrullojnë në rrugët e Athinës për të parandaluar çdo përplasje të mundshme.

Si rezultat i frikës dhe trazirave, policia ka mbyllur stacionet e Metrove në Athinë, si dhe ka bllokuar disa rrugë.

Përveç rrugës rreth ambasadës Amerikane, ku vihet re një prani e theksuar e forcave të policisë, janë rrethuar edhe ministritë, ambasadat e tjera si dhe universitetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here