Home Shkence Shkencetaret zbulojne Alpe ne Antarktide

Shkencetaret zbulojne Alpe ne Antarktide

754
0

3 mijë metra nën akullin e Antarktikës, ndodhen masive malore të ngjashme me alpet të vendosura në pjesët e tjera të tokës. Zbulimi është kryer nga një grup shkencëtarësh në përbërje të të cilëve kishte amerikanë, europianë, kinezë dhe japonezë. Shkencëtarët thanë se ky zbulim rrëzoi pretendimet e gjeologëve të cilët deri më sot mbronin tezën se në Antarktikë nuk ka male, e jo më masive malore. Teza e tyre mbështetej në studimin e mënyrës së formimit të Tokës. Zbulimi u arrit falë hulumtimeve me radar dhe rreze lazer të botës poshtë akullit të Antarktikës. Shkencëtarët thanë se zbuluan një masiv malor të gjatë 800 kilometra dhe maja më e lartë shkon deri në 3 mijë metra. Zbulimi vërteton tezën e shkencëtarëve rusë, të cilët 50 vjet më parë thanë se poshtë akujve të Antarktikës kishte masive malore. Por gjithcka që prej asaj kohe mbeti një tezë e kundërshtuar fort nga gjeologët. Antarktika mendohet se është formuar 100-250 milion vjet më parë, kur Toka ishte ende nën “pushtetin” e dinosaurve. Në atë kohë, thonë shkencëtarët britanikë, “kontinenti i akullt” u shkëput nga “trungu mëmë” dhe nisi të rrëshqasë ngadalë drejt Polit të Jugut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here