Policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin e disa arëmve ndërsa ka arrestuar dy shtetas shqiptarë.
Sipas policisë greke operacioni është ndërmarrë në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë ku policia ka bërë të mundur sekuestrimin e 2 automatikëve, një pistolete dhe 3600 euro ndërsa janë arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë rreth 25 dhe 28 vjeç, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Policia greke ka theksuar gjithashtu se dyshohet se armët ishin transportuar nga Saranda dhe do të shiteshin në Athinë.