Ndeshja nderkombetare miqesore e futbollit mes perfaqesueseve te Gjeorgjise dhe Shqiperise, qe u luajt sot pasdite ne Tbilisi, u fitua nga vendasit me rezultatin 2-1.
Ekipi shqiptar, i cili u drejtua ne kete ndeshje per here te pare nga trajneri i ri, italiani Gianni de Biasi, pavaresisht humbjes, tregoi vlera ne fushen e lojes. Kjo u pa ne te gjitha repartet e perfaqesueses shqiptare, duke nisur nga portieri Ujkani (i cili priti dy 11-metersha), ne repartin e mbrojtjes, mesfushes e te sulmit, qe demonstruan freski dhe shpirt te larte gare, perballe vendasve, te cilet ne jo pak raste u ndihmuan edhe nga gjyqtari nga Moldavia, Sidenko, i cili akordoi dy 11-metersha, nga nje ne çdo pjese loje. Njerin prej tyre, portieri Ujkani e priti, ndersa te dytin e priti perseri, topi goditi shtyllen e me pas u shenua gol ne porten tone.
Trajneri Biasi aktivizoi shume lojtare te rinj, mes te cileve Cani, Roshi, Zeqiri, Muzaka, Sadiku, Veliu etj, te cilet jane premtues per te ardhmen e perfaqesueses sone.
Shenues:
Shqiperia: Edgar Cani ‘3
Gjeorgia: Kobahidze ’47
Amisulashvil ’88 .
Kjo ndeshje ishte e para per trajnerin De BIazi qe e nis me humbje fillimin ne kombetaren kuqezi.
Në ndeshjet me Gjeorgjinë, Shqipëria është mundur 6 herë, ne i kemi mundur 3 herë dhe në barazim jemi ndarë 2 herë.