Home Bota Trazirat në Londër, Kamerun aktivizon ushtrinë

Trazirat në Londër, Kamerun aktivizon ushtrinë

620
0

Ndërkohë që në Londër vazhdon gjendja e tensionuar gjatë fjalës së mbajtur sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Parlamentit kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se qeveria e tij po vepron me vendosmëri për të ndaluar trazirat më të këqija të ndodhura në Britani.

Kryeministri prezantoi një sërë masash për ndalimin e trazirave, vjedhjes dhe zjarrvënies, ku u përfshinë qytetet angleze gjatë katër ditëve të kaluara. Ai theksoi se do të shqyrtoj dërgimin e ushtrisë në ndihmë të policisë në rast se trazirat do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

Sipas kryeministrit Kamerun, qeveria do t`i japë policisë më tepër autoritet dhe do t`i kompensoj personat të cilët humbën shtëpitë ose bizneset e tyre gjatë trazirave.

Ai tha se përgjegjësit e trazirave do të dalin para drejtësisë dhe do të dënohen. Gjithashtu Kamerun, tha se trazirat nuk kanë të bëjnë me politikën, por kishin për qëllim grabitjen e objekteve të ndryshme.

Më se një mijë persona janë arrestuar në Londër dhe në qytete të tjera për shkak të trazirave, që filluan të shtunën, pas vrasjes së një të riu nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here