Të paktën 17 persona rezultojnë ende të zhdukur pas mbytjes së anijen “Costa Concordia” pranë brigjeve të Italisë. Zyrtarët thonë se numri i personave të zhdukur pas aksidentit të anijes së madhe luksoze tani më ka zbritur në 17 persona pas gjetjes së tre personave të tjerë të gjallë sot në brendësi të anijes.
Më shumë se 4 000 njerëz, që po udhëtonin me anijen Costa Concordia janë evakuuar me barka shpëtimit apo kanë notuar pasi bregu i detit ishte krejtësisht afër, ndërsa policia thotë se tre njerëz kanë ndërruar jetë, kurse tre të tjerë janë gjetur sot të gjallë.
Hetuesit thonë se ende nuk e kanë kuptuar shkakun e këtij aksidenti. Pas aksidentit të kryqëzorit “Costa Concordia” pranë brigjeve të Italisë, është arrestuar kapiteni. Ndaj tij ngrihen akuza për vrasje nga pakujdesia.
Kapiteni i arrestuar i kryqëzorit “Costa Concordia” akuzohet, të jetë fajtor për mbytjen e anijes në afërsi të brigjeve të Toskanës. Gjithashtu thuhet se ai është larguar nga anija përpara se të siguroheshin të gjithë pasagjerët.
Prokuroria deklaroi, se kapiteni është treguar “tërësisht neglizhent” duke iu afruar me kryqëzorin luksoz ishullit Giglio dhe duke u përplasur me një shkëmb, që i shkaktoi një të çarë anijes. Si rrjedhojë kryqëzori filloi të përmbytej dhe brenda “dy tre minutash” një sasi gjigante uji depërtoi përmes së çarës rreth 70 deri në 100 metra të gjatë.
Aksidenti ndodhi direkt pranë ishullit Giglio. Si pasojë e fatkeqësisë gjetën vdekjen dy turistë francezë dhe një anëtar peruan i ekipazhit. Shumë vetë pësuan lëndime. Shoqëria me seli në Gjenevë, Costa Crociere, së cilës i përkiste kryqëzori e cilësoi aksidentin si një tragjedi shokuese dhe u shprehu ngushëllimet të afërme të viktimave.