Ne kryeartikullin e saj te sotem gazeta “Panorama” boton deshmine e A.GJ, punonjës i një karburanti në rrugën mes pyllit në Divjakë, i cili tregon prezencën e një makine të dyshimtë pranë vendit ku ra avioni në plazh.
Sipas tij, tre persona me hartë në dorë e kanë pyetur që t’i orientonte drejt vendit ku dy orë më vonë u ul avioni me pilotin italian. Dëshmitari thotë se është marrë në pyetje edhe nga policia në lidhje me automjetin e dyshimtë tip “Benz”, që është parë edhe nga dëshmitarë të tjerë të largohet me shpejtësi pasi avioni është rrëzuar në rërë.
Referuar dëshmive të deritanishme nga vendi i ngjarjes, Benzi për të cilin flet dëshmitari është makina e tretë në vendngjarje. Një automjet iu bllokua Saimir Bajramit, ndërsa i arrestuari ka deklaruar se pranë avionit priste dhe një “Volskvagen Pasat”. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, punonjësi i karburantit që ka komunikuar me 3 persona të dyshimtë, shpjegon arsyet që sipas tij kjo makinë ka lidhje me avionin që u rrëzua në plazh.
Sipas dëshmitarit, fakti që njëri prej personave në makinë e ka pyetur ekzaktësisht për vendin ku ndodhi ngjarja me avionin, duke i treguar edhe hartën dhe vendin ku donte të shkonte, e bën të dyshojë që automjeti kishte lidhje me këtë ngjarje. A. Gj. nuk ka dashur të identifikohet me fytyrë, pasi thekson se ka dhënë deklarime në polici ku i kanë pohuar se do ta thërrasin sërish për ta marrë në pyetje në lidhje me makinën.