Home Politike Basha mbledh te zgjedhurit vendore, nxjerr administratën në protestë

Basha mbledh te zgjedhurit vendore, nxjerr administratën në protestë

626
0

basha-lelezimKreu i Partisë Demokratike mblodhi dje të zgjedhurve vendor të Partisë Demokratike për të diskutuar mbi protestën që opozita do të organizojë nesër. Takimi i djeshëm i Bashës u bë me dyer të mbyllura, por bëhet e ditur se ai ka dhënë direktivat për mënyrën se si do të organizohet protesta.

Organizimi
Burime nga selia blu bënë me dje për se Basha i ka kërkuar të gjithë të zgjedhurve vendorë të Partisë Demokratike që të sjellin administratën e tyre në protestën e nesërme në Tiranë. Po sipas këtyre burimeve bëhet e ditur se në këtë takim ka pasur edhe një mini debat përsa i përket direktivave të dhënë. Konkretisht bëhet e ditur se Basha i ka dhënë ultimatum krerëve vendorë të PD-së nëpër komuna dhe bashki të vendit që të sjellin të gjithë administratën në Tiranë në mënyrë që protesta të jetë sa më masive. Por kjo gjë i ka vënë në dilemë të zgjedhurit vendor të cilët për 2 dit duhet të sjellin administratën e tyre në Tiranë në mënyrë që të zbatohen direktivat e dhëna nga kryetari i tyre. Krahas kësaj, po këto burime bënë të ditur për gazetën se është diskutuar mundësia për ti vijuar këto protesta nëpër qytetet kryesore të vendit.

Pra qytete si Shkodra, Lezha, Korça etj të bëhen pjesë e turit të protestave të PD-së në mënyrë që aksioni opozitar i Bashës për të rrëzuar qeverinë të mos mbështetet vetëm në kryeqytet. Po sipas këtyre burimeve bëhet e ditur se në planin e protestave nëpër rrethe nuk përjashtohet mundësia e bllokimit të akseve kryesore kombëtare, rrugë të cilat çojnë në vendet ku PD ka denoncuar trafikun e drogës. Veç kësaj, Basha ka lëshuar një ultimatum dje edhe për koordinatorët të cilët po merren me procesin reformues të PD-së. Duke qenë se ata kanë kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarësinë, kreu i PD-së i ka kërkuar që të masivizojnë takimet në këtë ditë të mbetur në mënyrë që ditën e enjte të sjellin në Tiranë sa më shumë anëtarë.

Veç këtyre bëhet me dije se pjesë e protestës së ditës së enjte do të jenë edhe aleatët e PD-së si edhe shoqëria civile, të cilat mbështesin opozitën. Pas takimit me të zgjedhurit vendorë, Basha dha një deklaratë për media nga ku theksoi se: “Qëllimi i takimit dhe takimeve të tjera me opozitën, me Partinë Demokratike, me përfaqësues të shoqërisë civile, me rininë, është konsolidimi i linjës opozitare dhe aksionit opozitar që sot është një aksion patriotik dhe gjithëpopullor”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here