Home Sport Champions ligue , hidhet shorti .

Champions ligue , hidhet shorti .

628
0

ch. ligueEkipi i Arsenalit siç duket nuk e ka luksin të pushoj këtë fundvit pasi sipas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, Arsenali duhet të ndeshet me skuadrën kampione në fuqi Bayerin. Këto dy ekipe sezonin e mëparshëm u ndeshën në grup, ku në 2 takimet e zhvilluara rezultuan nga një fitore për secilën.

Një tjetër sfidë drithëruese mbetet të jetë ajo midis klubit të Manchester City-t dhe Katalanasve. Do jetë një duel i fortë me shumë gola midis dy super klubeve, pasi të dyja ekipeve nuk u mungojnë sulmuesit e mirëfilltë që dinë të shënojnë më së miri në derbi të tilla.

Në vijim Djajtë e Kuq të Manchesterit do të përballen me kampionët e Greqisë, Klubin e Olimpiakosit të cilët këtë sezon në Champions janë shfaqur shumë kërkues duke lënë jashtë zonës së Championsit klubin e Benfikës.Por mos harrojmë se ekipi i drejtuar nga David Moyes duket si favoritë në këtë dyshe.

Chelsea do të udhëtojë në Galatasaray, ekipin që la jashtë Championsit Juven e Kontes. Midis këtyre dy ekipeve qëndron një e përbashkët që emërohet “Drogba”, pasi Drogba ka luajtur për Londrinezët, madje ka fituar edhe trofeun e Championsit dy sezone më parë.

Ky lojtar është dhe mbetet njëri prej lojtarëve të preferuar për Trajnerin e Chelsit Jose Murinho. Reali i Madritit, e cila mund të kishte përballe një prej ekipeve si Arsenal,Milan ose Manchester City, është mjaft e kënaqur pasi në short ka rënë ekipi Gjerman i Shalke 04-s.

Ekipit të Shalkes i duhet të përballoj në fushë një dyshe tepër të fortë që është Bale-Ronaldo. Një përplasje intriguese mbetet të jetë ajo midis Milanit dhe Atletico Madrid e cila sulmuesin Diego Kosta e ka ne një formë të shkëlqyer, por nuk duhet harruar as Balloteli i Milanit?!

Ekipi Spanjoll është më në formë por kjo s’do të thotë gjë pasi përballë qëndron përvoja e Milanit. Ndeshjet e para të vajtjes do të luhen në datat 18/19 Shkurt dhe takimet e ardhjes do të zhvillohen në datat 25/26të të njëjtit muaj. Sfidat e fazës së 16-es në UEFA Champions League janë si më poshtë:
Manchester City vs Barcelona;
Olympiakos vs Manchester United;
AC Milan vs Atletico Madrid;
Bayer Leverkusen vs PSG;
Galatasaray vs Chelsea;
Schalke vs Real Madrid;
Arsenal vs Bayern Munich;
Borussia Dortmund vs Zenit St. Petersburg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here