Home Aktualitet Zbulohet pronari i numrit te telefonit bombe

Zbulohet pronari i numrit te telefonit bombe

521
0

bombeHetimet për gjetjen e autorëve që vendosën 200 gramë tritol poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, kanë zbuluar dy ditë më parë një 50-vjeçar, si personin që ka pasur numrin që ishte vendosur në telefonin “Samsung”. Ky person konfirmohet se banon në Vlorë dhe se gjatë ditës së dielë, është shoqëruar në polici ku dhe ka dhënë deklarime, lidhur me lëvizjet që ka kryer gjatë javës së kaluar dhe kohës së përdorimit të numrit celular. Në rrëfimin e tij 50-vjeçari ka treguar para hetuesve të çështjes, se kohë më parë ka pasur në përdorimin numrin që është gjetur në aparatin celular, i cili ishte lidhur me 2 dotonatorë dhe një sasi prej 200 gramë tritol.

50-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, ka treguar më tej se numri i tij është mbyllur nga kompania telefonike për shkak të mos futjes së lekëve brenda afatit kohor. Në këto kushte ai e ka zëvendësuar kartën me një numër tjetër, ndërkohë që gjatë dhënies së deklarimeve nuk ishte në gjëndje të tregonte rrethanat e humbjes së numrit, që tashmë ndodhet në dorën e prokurorisë. Megjithëse është lënë i lirë në këtë fazë të hetimit ky person është nën mbikqyrjen e policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kontrolli i servisit
Deklarimi në prokurori i prefektit të Vlorës Besnik Dervishi se disa ditë para se të udhëtonte në drejtim të Tiranës, ka lënë makinën në një servis për rriparimin me disa difekteve, ka shtyrë prokurorët e çështjes të nxjerin menjëherë urdhërin për kontrollin e imtësishëm të ambjenteve të servisit si dhe marrjen në pyetje të gjithë punonjësve. Nga ky kontroll fizik, bëhet me dije se nuk është arritur të përftohen të dhëna të nevojshme për hetimin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë marrjes në pyetje të punonjëse të servisit të cilët kanë treguar momentet e para kur është future makina në servis, rregulluar dhe më pas kanë treguar dhe personit që ishte paraqitur për të marrë mjetin. Për momentin të gjitha dyshimet e prokurorisë dhe policisë janë përqëndruar në qytetin e Vlorës, pasi dy muaj më parë prefekt i këtij qyteti u emërua Besnik Dervishi.

Dy mesazhet
Në kartën e gjetur në vendgjarje, janë administruar dhe dy sms promocionale që kanë mbëritur nga kompania telefonike.

Makina me tritol hyri në oborrin e kryeministrisë
Ka qënë mëngjesi i 13 dhjetorit, kur efektivi i Gardës së Republikës Dritan Doko gjatë një kontrolli me pasqyrë ka vërejtur se automjeti i parkuar brenda në teritorin e kryeministrisë ishte i paisur me një sasi eksplozivi. Makina ishte parkuar disa minuta para kontrollit nga Besnik Dervishi, ndërkohë shumë shpejt e gjithë zona u rrethua ndërsa punonjësit e kryeministrisë u evakuan. Mbëritja e forcave RENEA solli dhe çaktivizimin e lëndës shpërthyese, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cilësoi si akt terrorist vendosjen e tritolit në automjetin e Dervishit. Momentalisht hetimet për këtë ngjarje vijojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here