Home Aktualitet Statusi i vendit kandidat, ja skenaret e mundshem

Statusi i vendit kandidat, ja skenaret e mundshem

561
0

beDhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë kalon përmes katër skenarëve.

Skenari i parë është që ministrat e jashtëm të BE të vendosin sot pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Nëse jo skenari i dytë: Vendimi i kryeministrave të BE 3 ditë më pas, më 20 dhjetor përmbys vendimin e shefave të diplomacisë dhe vendos pro Shqipërisë.

Varianti i tretë është një vendim pro statusit në mars të vitit 2014 kur zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave të BE dhe varianti i katërt në dhjetor të vitit 2014.

Ndërkohë që Holanda duket e vendosur në qëndrimin e saj kundër dhënies së statusit të vendit kandidat nga BE për Shqipërinë. Dhe jo se e ka zënë me Shqipërinë, është në tërësi kundër zgjerimit të BE, madje dhe kundër përfshirjes së Rumanisë e Bullgarisë në sistemin “shengën” ku pritet të vendosë veton.

Kryesorja në këtë qëndrim të Holandës kundër Shqipërisë për statusin janë dhe problemet e brendshme politike, pasi së afërmi ka zgjedhje me kartën e moszgjerimit të BE.

Dhe Holanda po lobon fort tek vendet e lëkundura, konkretisht ka bisedime të fshehta me Gjermaninë që të bashkohet me të në votën kundër sot, në mënyrë që ajo mos jetë “delja e zezë” e Evropës. Mësohet se janë dhe tre vende të tjera skeptike bashkë me Gjermaninë, dhe konkretisht Britania, Danimarka dhe Franca.

Nga ana tjetër pro janë gati të gjithë vendet e tjera të BE, madje Kryediplomatët e 8 shteteve, Italisë, Austrisë , Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës e Sllovenisë shprehen të bindur se Shqipëria i ka plotësuar gjithë kushtet e vendosura nga BE e i kanë dërguar letër Ashton, dhe Lituanisë si presidente e radhës që Shqipërisë ti jepet sot statusi.

Ndërkohë mbrëmë është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm në Bruksel. Pas një mbledhjeje të gjatë, që ka zgjatur rreth dhjetë orë, ku temë diskutimi është parathënë ka qenë edhe Shqipëria, shefja e Politikës së Jashtme të KE, Catherine Ashton në konferencën për shtyp s’tha asgjë konkrete për Shqipërinë.

Por Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec tha se ka vënë re se dhe kryediplomatja e BE, Ashton është pro dhënies së statusit. “Të gjithë ministrat e Jashtëm me të cilët kam biseduar mbështesin kandidaturën e Shqipërisë. Vura re se dhe zonja Ashton mbështet statusin për Shqipërinë”, tha Erjavec. Edhe zv.kryeministrja kroate, Vesna Pusniç, argumentoi se pavarësisht hezitimit nga disa shtete të rëndësishme anëtare, pjesa dërrmuese e BE e mbështet kandidaturën e Shqipërisë.

Vendet lobuese pro
Italia
Austria
Bullgaria
Kroacia
Estonia
Hungaria
Irlanda
Sllovenia

Vendet skeptike
Gjermania
Britania
Damiarka
Franca

Vend kundër
Holanda

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here