Home Sport Ançeloti: “Dua Milanin si rival”

Ançeloti: “Dua Milanin si rival”

589
0

ancelotiPasi ka fituar gjithçka me Milanin, Çelsin dhe PSG-në, Karlo Ançeloti shpreson të përsërisë vetveten edhe në Spanjë, aty ku prej pak muajsh ka marrë drejtimin e Real Madridit. Numri një i stolit mereng thotë se është duke jetuar një ëndërr, edhe pse në fund të fundit po punon ashtu siç ka bërë kudo. 54-vjeçari shpjegon se lojtarë si Bejl, që kushtojnë 100 milionë euro, mund të ulen pranë tij në pankinë nëse nuk janë në formë: “Për mua ata janë të gjithë njëlloj. Ai që luan keq, zëvendësohet”.
Reali dhe Milani – Në një program sportiv të “Rai”-t, Ançeloti tha dje se Seria A me eliminimin e Juventusit humbi një protagoniste të rëndësishme. I pyetur rreth ecurisë së Milanit, 54-vjeçari u përgjigj: “Shpresoj që Milani të ecë po aq larg sa Reali. Nëse ndodh që nesër (sot) shorti të na vendosë përballë tyre, atëherë them se do të ishte diçka speciale”.
Pengu – Në CV-në e tij, Ançeloti ka pasur sukses kudo që ka shkelur. Ai me Milanin ka fituar Ligën e Kampioneve dhe kampionatin. Ndërkohë që me Çelsin dhe PSG-në ka triumfuar vetëm në kampionat. E hidhur për të ka qenë aventura me Juventusin, skuadër e cila kurrë s’e ka fituar titullin kampion me Karleton në pankinë: “Vuaj nga ky fakt, por ky është futbolli. Duhet të mësosh si humbet, pasi vetëm kështu mëson si të fitosh”.
Problemi – Ndër të tjera Ançeloti shpjegoi gjatë fjalës së vet edhe problemin e vërtetë të futbollit në Itali. “Futbolli në vendin tonë po kalon një moment të keq, jo nga faktori ekonomik. Unë mendoj se ndikon më shumë ai i infrastrukturës. Në tërë Europën kam vënë re se po mundohen që t’i modernizojnë stadiumet, me qëllim që të thithin sa më shumë tifozë”, – përfundoi Ançeloti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here