Home Aktualitet Masaker ne Vlore, ekzekutohen 3 persona

Masaker ne Vlore, ekzekutohen 3 persona

550
0

Vlora-uji-i-ftohteMasakër në plazhin e Vlorës në kulmin e sezonit turistik, shënohen 3 të vdekur nga të shtëna kallashnikovi.

Një i ri ka hapur zjarr pasditen e sotme në ambientet e një resorti privat në zonën e Kalasë pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke shkaktuar tre viktima mes tyre një pushuese femër, e cila ka mbetur e vdekur aksidentalisht.

Policia ka mundur të identifikojë 3 prej viktimat, të cilët janë: Diana Ademi 53-vjeçe, Sokol Isufaj 34-vjeç dhe Serdi Bajlozi 20-vjeç.

Autori pas aktit kriminal është larguar me makinë, ndërkohë mbetet mister objektivi i tij dhe rrethanat e krimit. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima femër ka qenë pushuese jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetën tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Diana Ademi 53-vjeçe, mësohet se ishte emigrante, e cila kishte ardhur për pushime në qytetin e Vlorës

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik tek pushuesit e shumtë në këtë kulm sezoni turistik. Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet dhe janë vënë në gjurmët e autorit.

DËSHMIA E PUSHUESIT
Një pushues dëshmitar i masakrës, ka rrëfyer për gazetarin Enrik Mehmeti se autori i krimit mendohet të jetë një djalë 20-vjeçar, i veshur me rroba plazhi. Autori është parë të zbresë shkallët e resorit të njohur në Vlorë me armën e fshehur nën bluzë dhe më pas ka marrë ne shënjestër dy viktimat meshkuj. Autori ka bërë goditjen e parë duke qëlluar 2 meshkujt dhe kur ka ulur armën plumbi ka prekur femrën aksidentalisht. Pas krimit është larguar me vrap në daljen e resortit dhe ka qëlluar dhe një herë me armë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Sipas dëshmitarit nuk ka pasur konflikte gjatë ditës në këtë zonë.

2 PISTAT E HETIMIT, POLICIA: GRINDJE E RËNDË DHE HAKMARRJA
Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi krimin e rëndë të shënuar pasditen e sotme rreth orës 16:00 në resortin turistik në plazhin e quajtur “Kalaja”.

Në një deklaratë për mediat theksohet se: “Për këtë ngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur grupi hetimor me specialistët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda i cili aktualisht po punon në dy pista kryesore, në atë të një grindjeje të rëndë të çastit e cila ka degraduar në përdorimin e armës dhe në atë për motive hakmarrjeje të një prej viktimave”.

Gjithashtu Drejtoria e Policisë Vlorë duke garantuar anonimitetin tuaj te plotë ka vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme të hollash për çdo person i cili jep informacion që çon në identifikimin apo kapjen e autorit.

FAMILJARËT: SERDI PUSHIME ME MOTRËN TEK HALLA
Familjarët e Serdi Bajlozit nga Përrenjasi një prej viktimave të masakrës në plazhin e Vlorës në një prononcim për News24, deklarojnë se djali i tyre kishte shkuar të kalonte pushimet në Vlorë me motrën tek halla.

Familjarët konfirmojë se Serdi nuk kishte lidhje me viktimën Sokol Isufaj pasi ai nuk kishte asnjë shok me këtë emër. Familjarët e 20-vjeçarit shprehin dhimbjen e madhe teksa kërkojnë që të zbardhet e vërteta.

IDENDIKITI
Nga rrëfimet dhe dëshmitë e mbledhura pushuesve të shumtë, mësohet se autori i krimit është një person rreth 20-vjeç, esmer. Ai mbante të veshur rroba pazhi dhe një bluzë me mëngë të shkurtra.

HETIMET
Policia pas krimit të rëndë ka shoqëruar 17 persona dëshmitarë të masakrës, të cilët mund ndihmojnë në zbardhjen e krimit. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima femër ka qenë pushuese jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetën tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet dhe janë vënë në gjurmët e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here