Home Sport Miqesorja Shqiperi – France, policia merr masat paraprake

Miqesorja Shqiperi – France, policia merr masat paraprake

729
0

elbasan-arenaDrejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan ka marrë një sërë masash organizative për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa me normal të ndeshjes Shqipëri-Francë, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë, në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Në kuadër të ruajtjes së rendit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa akse.

Përkatësisht:

1-Do të bllokohet shëtitorja nga Stadiumi deri tek 1 maji
2-Nga Bashkia deri tek Shkolla Pedagogjike
3- Nuk do të lejohen parkimet ne sheshin përpara Pallatit Sportit
4-Nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikes

Sakaq, policia e Elbasanit ka bërë me dije se tifozët do të hyjnë dy orë para ndeshjes në stadium, me qëllim shmangien e radhës.

“Lidhur me ndeshjen do të angazhohen punonjës policie nga FNSH-ja (forcat e ndërhyrjes se shpejte), nga Sektori qarkullimit rrugor, nga Seksioni Rendit, nga Seksioni i parandalimit të hetimit të krimeve. Nuk do te lejohen marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet janë të lutur të mos kenë me vete:

a) sende të forta
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarrë”, citohet në deklaratën e policisë së Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here