Home Aktualitet Matura 2015, rrezultatet e provimit te Gjuhë-Letërsisë

Matura 2015, rrezultatet e provimit te Gjuhë-Letërsisë

675
0

fakulteti-gjuhe-letersiAgjensia Kombëtare e Provimeve përfundon korigjimin e testeve të Gjuhë-Letërsisë. Listat me notat e 46 mijë maturantëve janë dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe sot do të bëhet publikimi në adresën “arsimi.gov.al”. “Notat e provimit të Gjuhë-Letërsisë janë gati.

Të gjithë maturantët mund të kontrollojnë notën e tyre, nëpërmjet barkodit që u kanë dhënë shkollat e mesme”, – thanë burime të gazetës pranë MAS. Ndërkohë drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi u shpreh se sot mblidhet komisioni për miratimin e notave dhe pas orës 12:00 notat publikohen nga Ministria e Arsimit. “Mblidhet komisioni i posaçëm për miratimin e notave, i cili duhet të japë miratimin për listat. Aktualisht po merren grupet e punës për të hedhur të gjitha të dhënat në sistemin e AKP-s, për të lidhur barkodin me emrin e maturantëve dhe notën që secili ka marrë.

Ketu mund te shikoni rrezultatet

Është një proces i rregullt dhe pa gabime. Mbetet vetëm miratimi i komisionit, i cili në një farë mënyrë çertifikon notat e provimit të Gjuhë-letërsisë. Notat mund të kontrollohen pasi të hidhen në faqen online të Ministrisë së Arsimit”, – u shpreh Rezana Vrapi. Lidhur me nivelin e kalueshmërisë apo të notave drejtoresha e AKP-s, theksoi se “askush nuk ka informacion për notat, pasi është një proces tërësisht sekret dhe duke nisur nga dita e sotme do të dalin të dhënat e para”.

Zyrtarisht Ministria e Arsimit sqaron se çdo notë mund të kontrollohet, “online” vetëm nëpërmjet numrit të identifikimit të maturantit (barkod). Nëse ju ka humbur ky numër identifikimi atëherë duhet të shkoni pranë Drejtorisë Arsimore ose shkollës së mesme për të marrë notën e provimit. Niveli i vështirësisë së provimit sipas MAS ishte mesatar, ndërsa maturantët kundërshtuan disa nga veprat që u ranë për studim, pasi sipas tyre, nuk i kishin zhvilluar në shkollën e mesme.

Maturantët zhvilluan pak ditë pas testimit, një protestë para Ministrisë së Arsimit lidhur me nivelin e lartë të vështirësisë dhe kërkuan që të toleroheshin për përgjigjet që kishin dhënë për esenë dhe veprat studimore. Nota e Gjuhë-Letërsisë është ndër komponentët për të llogaritur pikët me të cilat një maturantë do të konkurojnë në Universitet, duke shtuar notën e matematikës, notën e provimeve me zgjedhje dhe mesataren e shkollës së mesme. Ndërkohë, notat e provimit të gjuhës së huaj mund të merren pranë shkollave ose Drejtorisë Arsimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here