Home Ekonomi Reforma ekonomike 2017-2019, nis mbledhja e sugjerimeve

Reforma ekonomike 2017-2019, nis mbledhja e sugjerimeve

608
0

maxresdefaultQeveria nisi hartimin e programit të reformave ekonomike 2017-2019, në shërbim të reformave strukturore që synojnë të rrisin konkurrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë.

I gjithë ky proces koordinohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe në çdo nismë do të bëhet sipas direktivave të Bashkimit Europian.

“Vendet e Ballkanit perëndimor duhet të bëhen të gatshme të jenë thithëse projektesh por edhe për të qenë afër vendeve të BE kur garohet për një projekt vetëm në ato momente kur legjislacioni i tyre është në përputhje me direktivat e BE apo ndjek linjat rregullative të BE”, deklaroi ministrja Milva Ekonomi.

Pjesëmarrëse në hartim janë të gjitha ministritë e linjës që duhet të identifikojnë se ku do të ndërhyhet. Një ndihmë të posaçme në këtë proces jep OECD.

Reformat strukturore duhet të parashikohen së bashku me kostot buxhetore dhe kohën kur do të zbatohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here