Home Aktualitet Zbardhet atentati ne Shkoder, shpallen ne kerkim autoret

Zbardhet atentati ne Shkoder, shpallen ne kerkim autoret

632
0

policia-shkoderZbardhet brenda 24 orëve ngjarja ku u mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Syri Mehmedaj.

Policia e Shkodrës njofton se ka shpallur në kërkim autori i dyshuar, shtetasin Skënder Daija 29 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, më datë 26.12.2016, rreth orës 11:50 nga Spitali Rajonal Shkodër, jemi njoftuar se kishte shkuar i plagosur me armë zjarri 44 vjeçari, banues në Shkodër.

Menjëherë nga ana e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nga të dhënat paraprake u identifikua vendi i ngjarjes i cili ndodhej në afërsi të hotel “Argenti” në Shkodër, ku në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga deklarimet e marra të dëshmitarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes, rezulton se i dëmtuari në një lokal në afërsi të sheshit “Isa Boletini” Shkodër, është kontaktuar jashtë ambienteve të lokalit më një shtetas.

Nga veprimet e shpejta proceduriale, shërbimet e D.V.P-Shkodër, në bazë të pamjeve filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumentuan faktin se në drejtim të vëndit të ngjarjes, autori i dyshuar është nisur me automjetin tip “Mercedez Benz” me targë AA 888 AT.

Më pas dyshohet se ka qëlluar në drejtim të shtetasit S.M. i cili po lëvizte me automjetin tip “Benz” me targë AA 031 NL, ku nga kqyrja e mjetit janë evidentuar dëmtime të shkaktuara me armë zjarri në xhamin e parë.

Në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, konkretisht shtetasi: S.D. 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërkohë që i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e motivit të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here