Home Politike Marreveshja Shqiperi – Kosove, nje histori e re

Marreveshja Shqiperi – Kosove, nje histori e re

576
0

rama-thachiNjë ditë pas firmosjes së deklaratës për bashkëpunim dhe partneritet strategjik mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, zbardhen detaje të këtij dokumenti. I përbërë nga 4 shtylla kryesore, një dokument i tillë parashikon me detaje se ku do të përqendrohet ky partneritet dhe efektet që do të ketë implementimi i tij.

Përmbajtja e deklaratës në fjalë, nis me shprehjen e qëllimit të mirë, që dy qeveritë të bëhen pjesë e një historie të re dhe perspektivës së integrimit europian dhe euroatlantik.

Ndërkaq, Shqipëria ka shprehur angazhimin për afirmimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare përmes njohjeve të reja.

Sa i përket kapitullit të parë, të politikës së jashtme dhe të sigurisë, dy qeveritë janw angazhuar për mbështetje në dialogun e nisur mes Kosovës dhe Serbisë, thellimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, por edhe shtimin e numrit të njohjeve për shtetin më të ri në botë.

Në kapitullin ku flitet për drejtësinë dhe çështjet e brendshme, qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë shprehur angazhim për bashkëpunim të institucioneve të dy vendeve si dhe shkëmbimin e përvojave në çështje të ndryshme, penale, civile dhe të pronës.

Në kapitullin e ekonomisë, energjisë, transportit, turizmit dhe mbrojtjes së mjedist, dy kryeministrat kanë marrë gjithashtu përsipër angazhime të rëndësishme.

Bëhet fjalë për një degëzim të projektit TAP në Kosovë, ndërtimin e linjës ndërkufitare 110 kv që do të veprojë në drejtim të furizimit me energji të Dragashit dhe Kukësit, strategji të përbashkët në fushën e telekomunikacionit, etj.

Ndërsa në kapitullin e katërt që përkon me kulturën, arsimin dhe shkencën, qeveritë Shqipëri-Kosovë kanë vendosur mbështetjen e projekteve të përbashkëta në këto fusha, si dhe krijimin e një kalendari të përbashkët kulturor vjetor.

Në përfundim të dokumentit të nënshkruar në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, palët kanë marrë përsipër mbledhje të përbashkëta qeverie që do të mbahen çdo vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here