Krim në familje në fshatin Togëz në Librazhd, ku djali ka qëlluar me thikë në zemër babanë, duke i sjellë vdekjen.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Librazhdit, sipas të cilëve, viktima është Ferit Çota, 65 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Edhe pse është dërguar me urgjencë për në spital, ai nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.
ORA 14:00 BANORET AKUZA MJEKEVE TE PSIKIATRIKUT SE NUK E SHTRUAN
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e A1 Report dhe Shqiptarja.com, Andi Qosja, banorët e këtij fshati kanë hedhur akuza ndaj mjekëve të spitalit psikiatrik të Elbasanit, pasi sipas tyre ata nuk e kanë parë të arsyeshme që ta mbajnë të shtruar.
E çuan 38-vjeçarin për të bërë një kontroll në spitalin psikiatritk të Elbasanit, por mjekët nuk e panë të arsyeshme që ta mbanin të shtruar.
Ky gabim i mjekëve ka sjellë edhe krimin brenda në familje”, kanë thënë ata për A1 Report dhe shqiprarja Shqiptarja.com.
Mësohet se në momentin e vrasjes, në banesë ndodheshin të gjithë familjarët.
ORA 11:37 KRIM NE FAMILJE, DJALI VRET BABANE ME THIKE
Ferit Çota, 65 vjeç ka mbetur i vdekur pasi djali i tij, e ka qëlluar me thikë në zemër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Edhe pse është dërguar me urgjencë për në spital, ai nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.
Autori i këtij krimi mësohet se është djali i viktimës, Ermir Çota, 38 vjeç, i cili është vënë në pranga nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Gazetari i A1 Report dhe Shqiptarja.com, Andi Qosja raporton nga fshati Togëz në Librazhd, se 38-vjeçari ishte invalid dhe sipas familjarëve kishte probleme të mëdha me depresionin.
Ai gjatë vitit 1997 mësohet se ishte qëlluar me armë në këmbë duke humbur njërën prej tyre dhe që nga ajo kohë ecte me paterica.
Siç mësohet ngjarja ka ndodhur në fshatin Togëz të Librazhdit, gjatë një zënke mes babait dhe djalit. Sipas policisë, ata kishin pasur zënka edhe herë të tjera mes tyre por kjo e fundit ishte fatale për 65-vjeçarin.