Home Aktualitet Atentat me arme silenciator ne sy te gruas, i shpeton vdekjes 44-vjecari

Atentat me arme silenciator ne sy te gruas, i shpeton vdekjes 44-vjecari

551
0

atentatAtentat me silenciator 44-vjeçarit në sy të gruas, vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu.
Syri Mehmedaj po drejtonte automjetin “Benz” me targë AA 031 NL, te rrethrrotullimi i lagjes “Xhabiej” në hyrje të qytetit, kur dy persona me skafandra në kokë i janë afruar me një motor dhe e kanë qëlluar me dy plumba në trup.

Më pas autorët janë larguar me shpejtësi, duke humbur gjurmët. Ndërsa shoferi i plagosur nuk është dorëzuar duke e vozitur automjetin deri në spitalin e Shkodrës. Në gjendje tepër të rëndë, ai ka mundur ta drejtojë vetë makinën e tij, por disa minuta më pas ka rënë në gjendje koma.

Mjekët u shprehën se janë dashur disa orë operacion që të mund t’i hiqeshin dy plumbat dhe t’u konfirmonin familjarëve të tij se e kishte kaluar rrezikun për jetën. Mësohet se në momentin e ngjarjes, 44- vjeçari po lëvizte në makinë me bashkëshorten. Kjo e fundit arriti t’i shpëtonte mrekullisht armës së atentatorëve.
Sipas burimeve, Mehmedaj është qëlluar në një moment kur ka pasur lëvizje të dendur në rrethrrotullimin në lagjen “Xhabiej”, çka është shfrytëzuar nga autorët për të qëlluar shënjestrën e tyre. Kanë qenë të paktë ata që kanë kuptuar atë çka po ndodhte, pasi arma ka qenë me silenciator dhe askush nuk ka dëgjuar të shtëna.

Pasi mbërriti policia në vendin e ngjarjes, disa dëshmitarë kanë pohuar se kishin parë një motoçikletë me dy persona me skafandra në kokë që i është afruar mjetit dhe njëri ka nxjerrë një armë.

Burime të Policisë së Shkodrës, që u referohen të dhënave të siguruara në rrugë operative, bënë të ditur se pak para atentatit në afërsi të vendit ku u plagos 44- vjeçari Syri Mehmedaj, ky i fundit dyshohet se ka bërë një debat që ka kaluar edhe në sharje me një person tjetër.

Policia, edhe pse ka marrë në pyetje bashkëshorten e Mehmedajt, e cila ka qenë së bashku me të shoqin në makinë, nuk ka arritur ta vërtetojë këtë debat dhe të identifikojë personin apo personat me të cilët Mehmedaj ka debatuar.

Gjatë marrjes në pyetje, si e vetmja dëshmitare okulare e kësaj ngjarjeje, bashkëshortja e të plagosurit është shprehur se nuk ka dijeni se cilët mund të kenë qenë autorët. Sipas saj, gjithçka kishte ndodhur në një kohë të shpejtë dhe ajo nuk kishte arritur të identifikonte ndonjë shenjë dalluese të autorëve.

Gjithashtu ajo ka mohuar që i shoqi të ketë pasur konflikte me persona të tjerë. Policia do të marrë në pyetje të dëmtuarin, dëshmia e të cilit mund t’i orientojë hetimorët drejt identifikimit të autorëve.

Paraprakisht policia bëri të ditur se i plagosuri ka disa precedentë në fushën e vjedhjes dhe kishte rreth 3 muaj që ishte liruar nga burgu. Por nuk rezultojnë krime të tjera të tij kundër personit, si plagosje apo vrasje, çka mund ta orientonte policinë drejt pistës së hakmarrjes. Blutë bënë të ditur se janë duke hetuar në disa pista, por pa specifikuar ndonjërën prej tyre si më të mundshmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here