Home Sport Bosnja para pezullimit nga UEFA dhe FIFA

Bosnja para pezullimit nga UEFA dhe FIFA

641
0

Federata e Futbollit e Bosnje e Hercegovinës ndodhet dy ditë para pezullimit nga UEFA dhe FIFA. Kjo konsiderohet si një super-dhuratë për kombëtaren shqiptare, pasi përfiton më së shumti në grup, për kualifikimet në Europianin 2012.

Delegatët e Kuvendit të Federatës boshnjake kanë dështuar të martën të ndryshojnë statutin e federatës, përkatësisht nenin 1 rreth organizimit, kusht ky i UEFA-s dhe FIFA-s. Me 28 vota kundër, 22 pro dhe tre abstenime, Bosnja nuk arriti ta shpëtonte futbollin e vet.
Mediat në Bosnje vlerësojnë se me mos-ndryshimin e sotëm të statutit të federatës, ka marrë fund ky sport në këtë vend, pasi normalisht, ashtu siç është pritur boshnjakët i pret pezullimi nga UEFA dhe FIFA.

Në grupin D situata do të bëhej vërtet interesante, ku të gjitha ndeshjet kundër Bosnjës do të cilësohen 3-pikëshe për rivalët, e cila do t`i jepte Shqipërisë dy pikë më shumë në renditje, pasi në ndeshjen e 8 tetorit, dy kombëtaret u ndanë me një barazim, perkatësisht 1-1.
Bosnja nuk pranon rregullin numër 1 të statutit, atë që UEFA e cilëson si thelbësor, që do të thotë periudha 4-vjeçare e presidencës së federatës.

Aktualisht, boshnjakët udhëheqin me rotacion çdo 18 muaj mes tre etnive bazë: myslimane, kroate e serbe. Por është pikërisht ky koncept udhëheqjeje të cilin UEFA nuk e toleron fare.

Sekretari i përgjithshëm i qeverisë së futbollit europian, Xhani Infantino, deklaron: “Bosnje-Hercegovina do të pezullohet automatikisht në 1 prill nëse nuk ndodhin ndryshimet e nevojshme. E kemi toleruar për shumë kohë këtë situatë, tani është momenti për ndryshim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here