Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë 24 orë afat Partisë Demokratike për të plotësuar listën e kandidatëve për deputetë dhe dokumentacionin shoqërues në të 12 qarqet e vendit.
Propozimi ishte i përfaqësuesit, i cili u miratua me 4 vota të anëtarëve të KQZ.
Mbledhja e KQZ u shoqërua me mjaft debate mes përfaqësuesve të majtë dhe të djathtë. Juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji kërkoi miratimin e listës me 94 emra, aq sa edhe ka dorëzuar PD, por ky qëndrim hasi në kundërshtimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri. Sipas Zgurit, PD mund t’i bëjë ndryshime listës deri në momentin kur ajo të miratohet nga KQZ.
PD ka dorëzuar një listë kandidatësh me vetëm 94 emra nga 140 të mundshëm. Afati i vendosur nga KQZ, detyron PD-në të plotësojë listat me kandidatë në të gjitha qarqet e vendit.
Selia blu ende nuk ka dhënë sqarime mbi arsyet se pse ka dorëzuar një listë të paplotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Listat e PD, debate në KQZ
Listat e paplota të PD-së dhe mungesa e formularëve të dekriminalizimit të kandidatëve për deputet ka shkaktuar debate në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Denar Biba gjatë mbledhjes deklaroi se nuk ka kohë për verifikimin nëse kandidatët janë me precedent penal, ndërsa anëtarët shprehen kundër plotësimit e pjesës së dytë të listës.
I lihet sërish kohë për deklarimin e të dhënave të deputeteve, ndërsa miratohet fleta e votimit për zgjedhjet në Kavajë.
Debatet në mbledhjen e KQZ-së
Biba: Ne nuk kemi më kohë për përgatitjen e procesit zgjedhor. Dihet që për fat të mirë apo të keq, fletët e votimit nuk prodhohen në Republikën e Shqipërisë por jashtë saj prej vitesh tashmë. Kërkohet një kohë e caktuar për prodhimin e fletës.
Zguri: Si deklarata janë të bukura por nuk ke pse ta bësh.
Biba: E bukur apo jo e bukur mos më thuaj mua i thuaj qytetarëve.
Zguri: Merre dhe lexoje rendin e ditës, boll rrëmuje ke bërë.
Juristi i PD, Njazi Kosovrasti: Nëse pranojmë 26-ën ose nëse pranojmë ose të gjithë rregullat sesi administrohet dokumentacioni në Komisionin Qendror të Zgjedhje, kjo nuk do të thotë që 26-ta kur partia bën gjithçka të përsosur.
Juristi Ervin Salianji: KQZ-ja duhet të kishte sjellë atë që PD-ja ka sjellë atë listë dhe ne të kishim konstatuar këtu mbledhje mungesa që do të thotë mungesa në lidhje me vendet bosh që s’ka plotësuar në lidhje me dokumentacionin dhe pastaj atë që thotë Kosavrasti kthimin për plotësim
‘Kavaja’ KQZ miraton fletën e votimit, pari në listë kandidati i PS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar 3 kandidatët për zgjedhjet në Bashkinë e Kavajës, që do të mbahen me 25 qershor.
Kandidatët të cilët garojnë për këtë Bashki janë: Dorjan Murati, Maksim Kona dhe Isa Sakja.
KQZ gjithashtu ka votuar dhe listën e renditjes që do të jetë në fletën e votimit me 25 qershor.
Lista në fletën e votimit për zgjedhjet e Kavajës
1. Dorjan Murati
2. Maksim Kona
3. Isa Sakja
Listat me probleme, PD shmang dekriminalizimin për kandidatët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë vendimin për miratimin e listave të Partisë Demokratike, pasi nuk ishin të plota.
Mbledhja ishte parashikuar për sot në orën 18:00, por listat e dërguara mbrëmë nga PD me një orë vonesë kishin shumë mangësi.
Basha nuk dorëzoi mbrëmë listën me 140 kandidatë sikur parashikohet, por vetëm 95 prej tyre, gjë që u duk që mesnatën e djeshme ku për mediat u shpërndanë vetëm emrat që mund të rezultonin fitues në zgjedhje dhe jo të gjithë kandidatët.