Home Kosova Kosove, SHBA: Deputetët, respekt ndaj Gjykates Kushtetuese

Kosove, SHBA: Deputetët, respekt ndaj Gjykates Kushtetuese

642
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shfaq për të komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në raport me presidentin, duke i ftuar të gjithë aktorët në vend për ta respektuar këtë vendim. Sipas kësaj ambasade, deputetët e kanë detyrë politike dhe morale që të respektojnë të gjitha aspektet e mendimit të shumicës së Gjykatës në formë dhe përmbajtje, dhe për këtë arsye i ka ftuar ata që të përmbushin obligimet e tyre kushtetuese dhe të kryejnë detyrën e tyre para popullit që i ka zgjedhur duke marrë pjesë në Kuvend për të lejuar formimin e institucioneve të Republikës.

“Ne i kushtojmë vëmendje të posaçme mendimit të Gjykatës se të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit janë të obliguar që të kryejnë detyrat e tyre për të cilat janë zgjedhur nga populli i Kosovës, përfshirë edhe obligimin për të marrë pjesë në procedurat për formimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës. Gjykata thekson se “Të gjithë 120 deputetët e Kuvendit duhet të ndjehen të obliguar sipas Kushtetutës, ligjit për deputetët, Rregullores së punës së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes, të marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe të përkrahin procedurat që parashihen aty, por mbi të gjitha, një obligim ndaj njerëzve të Kosovës që i zgjodhën ata. Ne besojmë se ata deputetë, të cilët kërkuan mendimin e Gjykatës lidhur me seancën e 22 shkurtit, kanë obligim të posaçëm politik dhe moral që të respektojnë të gjitha aspektet e mendimit të shumicës së Gjykatës në formë dhe përmbajtje dhe ne i ftojmë ata që të përmbushin obligimet e tyre kushtetuese dhe të kryejnë detyrën e tyre para popullit që i ka zgjedhur duke marrë pjesë në Kuvend për të lejuar formimin e institucioneve të Republikës”, thuhet në deklaraten e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova gjendet në një çast kritik në historinë e saj të re dhe nuk mund t`ia lejojë vetes këtë lloj paralize institucionale dhe politike që do të vinte si rezultat i dështimit të deputetëve, të cilët kërkuan këtë mendim, për ta respektuar aktgjykimin e Gjykatës për të përmbushur obligimet e tyre kushtetuese, ligjore dhe politike për vendin dhe popullin e Kosovës”, thuhet më tej në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here