Home Aktualitet Makinat para vitit 2000 kanë 6 muaj afat per te bere ndryshimet

Makinat para vitit 2000 kanë 6 muaj afat per te bere ndryshimet

672
0

trafiku-ne-tiraneQeveria ka percaktuar ne nje draft te hartuar nga tre ministri qe te çregjistroje te gjitha makinat e para vitit 2000, te cilat ndotin ajrin.

Megjithate ekzekutivi ka lene edhe nje hapesire per ata qe pranojne ti bejne ndryshime makines per ta redukturar ndotjen e ajrit, shkruan panorama.al.

Projektvendimi përcakton se makinat ekzistuese në qarkullim, shkarkimet e të cilave u përkasin standardeve “euro 1” (viti i prodhimit 1993) dhe “euro 2” (viti i prodhimit 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit “euro 3”, brenda datës 1 korrik 2017.

Sipas draftit, qytetarëve që disponojnë një mjet të kategorisë “euro 1” dhe “euro 2” të prodhuara deri në vitin 2000, do t’u lihet kohë deri në muajin korrik të 2017-s të përshtatin makinën e tyre sipas standardit “euro 3” që kërkohet.

Për këtë shkak, nëse një qytetar disponon një makinë, qoftë me benzinë apo me naftë, që i përket standardit “euro 1” dhe Qeveria ka në plan të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat e prodhuara para vitit 2000, në rast se pronarët e mjeteve nuk marrin masa për arritjen e standardit “euro 3” brenda korrikut të vitit të ardhshëm. “euro 2”, duhej të marrë masa për instalimin e katalizatorëve apo filtrave që makina e tij të përshtatet me standardin “euro 3” që kërkohet.

Në rast të kundërt, drafti përcakton që makina e tyre nuk do të kalojë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe do të ndalohet të qarkullojë. “Ngarkohen institucionet e kontrollit teknik të mjeteve motorike të mos lejojnë përdorimin mjeteve ekzistuese në qarkullim, të cilat pas datës 1 korrik 2017 nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuara në vendim”, thuhet në relacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here