Home Shendetesi Këshillat që duhet të ndiqni për ta larguar reumatizmen

Këshillat që duhet të ndiqni për ta larguar reumatizmen

1349
0

Këshilla e parë që vjen për të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma  është nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm në enë plastike ose prej druri. Madje, mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani. Në këtë rast, sapo të keni pirë as gjysmën e gotës, dhimbjet kanë tendencë për të pushuar. Kompresa në vendin e dhimbjeve është në të shumtën e rasteve qetësuesi numër një që ndalon dhimbjen. Por për reumatizëm afatgjatë, mjekët rekomandojnë pirjen e produkteve bimore, si dhe kompresat në vendet më të theksuara me reumatizëm. Gjithashtu, dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë Vitamina C dhe A.
Sëmundja
Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në farmacitë bimore ekzistojnë bimë të Perëndimit që janë të shumta përsa i përket llojeve. Përzierja e bimëve, që tregtohet, është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula officinalis, që ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjithët të ngjashme me të.
Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët. Ata pohojnë se shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyje, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat. Kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu, klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.
Këshillat
Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën në pjesën ku ke dhimbje para se të vësh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi i ftohti atëherë kompresa duhet të hiqet se në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshtë apo të pambuktë dy apo trefish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizë kompresa.
Plazhi, aleati i reumatikëve
Rëra, në veçanti rëra e pastër, është tepër efikase për kurimin e reumatizmës. Këshilla numër një e specialistëve është që të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje duhet të shfrytëzojnë në maksimum rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Ndërkohë, pas një studimi të kryer me 200 atletë për dy vjet, studiuesit kanë dalë në një rezultat: sporti i bën mirë kockave. Disa ushtrime të kombinuara kanë treguar se sporti i bën mirë forcimit dhe kalcifikimit të kockave. Vihet re që njerëzit që nuk merren me sport kanë një shkallë të lartë plogështie. Këta persona shpesh vuajnë nga sëmundje të kategorisë reumatizmale, duke sjellë probleme të dukshme për shëndetin.
Analgjetikët, ilaçet që kurojnë sëmundjen
Analgjetikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta, të ngjashme me atë të dhimbjes së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera. Analgjetikët japin efekt shpejt zakonisht brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri në 8 orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve të dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale. Acetaminopheni është përbërësi aktiv që ndodhet tek analgjetikët më të përdorur, përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, Execedrin dhe Tylenol.
Sporti
Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë i bëjmë mirë kockave jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit, mjaft i domosdoshëm për njeriun. Madje, kjo është një ndër mënyrat kryesore për të mbajtur sa më larg vetës reumatizmin. Jo pak, por tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh për të gjithë personat që kanë problemë me reumatizmin. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme që ato të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë, përdorimi i bimëve jeshile është shumë i këshillueshëm. Ato duhet të zihen për rreth 20 minuta dhe më pas pihen për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale. Çaji duhet të zihet në një enë porcelani dhe jo metalike.

Këshilla për reumatizmin
– Bëni dy herë në javë ushtrime gjimnastikore.
– Merrni herë pas here (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.
– Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
– Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe të pasdites.
– Pini sa më shumë çaj me bimë jeshile.
– Përdorni ujë mineral.
– Hani sa më shumë fruta me Vitaminë C dhe A.
– Sa herë që ndiheni të lodhur, përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here