Home Sport Januzaj, Pacolli letër Ramës: Delegacion mbarëkombëtar dhe t’i dhurojmë toka në jug...

Januzaj, Pacolli letër Ramës: Delegacion mbarëkombëtar dhe t’i dhurojmë toka në jug të Shqipërisë

549
0

adnan-januzajAdnan Januzaj duket se po kthehet në një çështje shtetërore. Të paktën kështu kërkon zëvendëskryeministri kosovar, Behxhet Pacolli. Ai i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar një delegacion mbarëkombëtar për të bindur Januzaj që të zgjedhë Shqipërinë. Përveç kësaj, ai thotë se Januzajt duhet t’i dhurohet tokë edhe në jug të vendit.

Propozimi i tij ka këto pika: Federatë mbarëkombëtare futbolli; delegacion mbarëkombëtar te familjarët e Adnanit në Angli për ta bindur; shtetësi shqiptare për të afërmit e Januzajt, dhe dhuratë familjes një hapësirë toke në Jug për investim.

Le ta shndërrojmë këtë talent të madh në një ikonë të kombit, që do të shërbente për ringjalljen e tij shpirtërore. Unë kam besim se, nëse i qasemi drejt Adnan Januzajt, ai mund ta luajë këtë rol në mënyrë historike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here