Dy aksidente tragjikë kanë ndodhur mbrëmjen e djehme në Fier dhe Elbasan. Aksidenti i pare me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 17:10 të ditës së sotme në në hyrje të autostradës Levan-Vlorë. Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete. Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe te plagosurve, te cilet jane nisur menjehere drejt spitalit ne gjendje te rende.
Efektivët e policisë së Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Policia bën me dije se janë përplasur mes tyre një mjet tip ‘Ford’ me targa AA778DF dhe mjeti me targa CH 409194.
Ndërkohë një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 18:40 të mbrëmjes së sotme në aksin Gramsh-Elbasan në vendin e quajtur Qerret. Policia bën me dije se automjeti i drejtuar nga Dorjan Tasa, 33 vjeç ka rënë në një humnerë dhe për pasojë 33-vjeçari ka humbur jetën. Policia bëmn me dije se 33-vjecacri është nisur me urgjencë për në spital por ka ndërruaj jetë pa mbërritur dhe pa marë ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e tij.
Një aksident i rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjës, pak përpara mesnates në Rrugen e Kombit, në segmentin Kolsh–Kukës, ku humbën jetën 3 persona që udhëtonin me një kamionçine me targa kosovare.
Policia bëri të ditur se 2 prej viktimave janë pjesëtarë të së njëjtës familje.
Ata janë babë e bir, Idajet e Bashkim Shpata nga Fshati Shën Mëri i Kukësit si dhe Dem Saraçi nga fshati Kryemadh.
Autoritetet thanë se shkaku i aksidentit është shpejtësia e lartë që solli si pasojë humbjen e kontrollit të automjetit.
Kamionçina u përplas me trafikndarësin, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre viktimave.
Pas aksidentit u bllokua për disa orë segmenti nga Tuneli i Kalimashit deri në Kukës